RMV, në muajin nëntor janë dhënë 208 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë afër 2 miliardë denarë

Në Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor të vitit 2020 janë dhënë më pak leje për ndërtim në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2020 janë dhënë 208 leje ndërtimi, që është për 14.4% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e paraparë e objekteve është 1 921 700 000 denarë, që është për 22.2 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Nga vlera e përgjithshme e investimeve, 208 518 000 denarë janë për rekonstruktim.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 112 (53.9%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 20 (9.6%) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 76 (36.5%) për objektet për rekonstruim”, raportojnë nga Enti.

Objektet planifikohen të ndërtohen nga 109 persona fizik dhe 99 persona juridik.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 302 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 26 479 m2”, njoftojnë nga Enti.

Në muajin nëntor, në Çair nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimi, ndërsa 10 leje janë shpërndarë në Butel, 10-Qendër, 21-Kumanovë, 1-Tetovë, 3-Tearcë, 1-Gostivar, 5-Bërvenicë, 3-Bogovinë, 5-Kërçovë, 5-Ohër, 1-Strugë dhe lejet tjera në komunat tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button