Hamilton e bën “sefte” me Mercedesin

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1, gara e dhjetë e sezonit, ka përfunduar me fitoren e pilotit britanik, Lewis Hamilton, ashtu edhe siç kishte nisur, pas pole-position-it të siguruar një ditë më parë nga piloti i Mercedes GP.

Në vend të dytë ka përfunduar piloti i Lotus, Raikkonen, i cili e ka mbrojtur deri në metrat e fundit të garës këtë pozicion, i sulmuar nga kampioni në fuqi i botës, Sebastian Vettel i Red Bull.

Pas treshes së podiumit janë renditur Mark Webber, me Red Bull, i nisur nga vendi i 10-të, Alonso me Ferrari-n, Grosjean me Lotus, Button me Mercedes dhe Massa, sërish me Ferrari.

Kjo është fitorja e parë e Hamilton, që kur kaloi në fund të sezonit të kaluar nga McLaren-Mercedes, te Mercedes.

Lajme të ngjashme

Back to top button