(VIDEO) Veteranët e UÇK-së rrënojnë përmendoren e LNÇ-së në Viti

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti, ka ndërmarrë sot një aksion ku kanë rrënuar përmendoren e Luftës Nacional Çlirimitare e cila ishte e vendosur në Qendër të qytetit të Vitisë që nga Lufta e dytë botërore.

Gjatë rrënimit të kësaj përmendore, ishin tubuar qindra veteranë të luftës dhe qytetar, ndërkohë që policia përkundër rezistimit nuk ka mundur të ndaloj turmën që kishin për synim rrënimin e kësaj përmendoreje.

Kryetari i veteranëve të luftës në Viti, Milaim Abazi ka deklaruar se ”me këtë po i kujtojmë Qeverisë së Serbisë se ne jemi zot të trojeve tona dhe se edhe ne mund të zhbëjmë çdo monument të historisë së tyre”.

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin e policisë në Viti ngasësin e ekskavatorit dhe në këto çaste qindra veteran dhe qytetar po qëndrojnë para objektit të policisë në Viti. /bota-sot

Lajme të ngjashme

Back to top button