Meshkujt dhe femrat e jetojnë kënaqësinë në mënyrë të ndryshme

Meshkujt dhe femrat, vinë nga dy planetë të ndryshëm dhe kjo është mjaft e njohur.

Jo të gjithë e dinë, megjithatë, ata janë të ndryshëm edhe në kënaqësi. Provojnë ndjesi të ndryshme, pavarësisht se natyra njerëzore është e njëjtë. Mjekja Bauwens argumenton se femra ka lindur për të bërë dashuri, sepse ajo ka më shume mbaresa nervore në krahasim me meshkujt.

Kjo bën që ndjesitë të jenë të mëdha, edhe pse shpesh femrat thonë se nuk provojnë shumë gjatë raportit. Për të dhëne disa shifra, në klitorin femëror ka tetë mijë fibra sensoriale, kundër vetëm dy mijë në organin mashkullor.

Nëse do të ishte thjesht një çështje fizike, nuk do të kishte kaq shumë probleme. Në të vërtetë, mendja luan një rol vendimtar dhe mashkulli është më i zoti se femra për t’u liruar nga mendimet e keqja.

Aftësia për t’u liruar apo besimi që provohet në përballje me partnerin kontribuojnë për të jetuar një raport në mënyrën më të përshtatshme. Ashtu siç është shumë e rëndësishme njohja e fizikut, të njërit apo tjetrit.
Por sekreti, për suksesin e kësaj kimie të veçante, qëndron në një aspekt unik; tek bashkëpunimi, aftësia për të krijuar ndjenjën e drejtë. Nuk është rastësi që marrëdhëniet përmirësohen me kalimin e kohës. Bëhet pak praktike dhe fitohet një shije.

Dëgjoni partnerin tuaj dhe përpiquni të kuptoni dëshirat e tij/saj, çfarë pëlqen dhe çfarë jo. Kreativiteti dhe fantazia janë shumë të rëndësishëm, lironi mendjen tuaj dhe dedikojuni personit që doni.

Gjithçka do të shkojë mirë nëse do të ketë bashkim të qëllimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button