Shpërblehen zjarrfikësit që fikën zjarrin në “Postat e Maqedonisë”

Zjarrfikësit që shuan zjarrin në “Postat e Maqedonisë” do të shpërblehen me nga 30 për qind të vlerës së përgjithshme të rrogës së tyre, paralajmëroi kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Ai shprehu falënderim të madh deri te zjarrfikësit për intervenimin me kohë dhe efikas në zjarrin që shpërtheu në kulmin e postës, gjatë të martes në orët e pasditës. Në fikjen e tij morën pjesë 40 zjarrfikës me 20 automjete special.

“Që kur jam kryetar i qytetit, shumë jam i kënaqur nga puna e këtij shërbimi. Investojmë në kapacitetin e tij, por në këtë drejtim edhe më shumë do të bëhet. Për sivjet është planifikuar furnizim të automjetit të ri zjarrfikës me shkallë në lartësi prej 50 metrave, paralajmëroi Trajanovski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button