RMV, Besa ka propozuar ndryshime ligjore për përfshirjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime
Në të ardhmen, përkatësia etnike e qytetarëve do të shkruhet në letërnjoftimet e tyre, nëse Parlamenti miraton ndryshimet në Ligjin për letërnjoftim, të cilat u paraqitën disa ditë më parë nga katër deputetët e partisë qeveritare Besa.Një propozim i tillë, siç thotë deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi, ka qenë paraqitur në përbërjen e fundit parlamentare, pas marrëveshjes së koalicionit me LSDM-në, por nuk pati votim për shkak të shpërbërjes së parlamentit, njofton Portalb.mk.
Propozim-ndryshimet u paraqitën në procedurë të shkurtuar. Nga Besa presin mbështetjen e deputetëve të tjerë nga shumica qeverisëse për miratimin e ligjit, i cili, siç thonë ata, është arritur dakordësi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me LSDM-në, para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
Marrëveshje midis Qeverisë së mëparshme dhe Besës, për përfshirjen e përkatësisë etnike në letërnjoftim kishte edhe para miratimit të ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Besa atëkohë si parti opozitare, merrte pjesë në sigurimin e shumicës së kërkuar të dy të tretave për të kaluar ndryshimet kushtetuese.
Ndryshime të tilla në Ligjin për letërnjoftim, siç thotë deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi, u propozuan në përbërjen e fundit parlamentare, por nuk hynë në votim për shkak të shpërbërjes së parlamentit.
“Qeveria paraprake, gjithashtu, atëherë, paraqiti edhe ndryshime të tjera në Ligjin për letërnjoftim, me qëllim që të harmonizohet kjo çështje me ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe Ligji për kundërvajtjet, në pjesën e uljes së gjobave. Dhe ato zgjidhje tani janë pjesë e ndryshimeve që ne po propozojmë”, tha Rexhepi për “360 gradë”.
Besa në ndryshimet në Ligjin për letërnjoftim me nenin e parë propozon që në të dhënat e letërnjoftimit të shtohet etnia e të gjitha bashkësive etnike të parashikuara sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Me nenet e propozuara 2, 3 dhe 4 kryhet harmonizimi me Ligjin për kundërvajtje nga viti 2019, në mënyrë që të harmonizohen me dispozitat kundërvajtëse. Me nenin 5 parashikohet detyrimi i ministrit të Brendshëm që të harmonizojë Rregulloren për formën e kërkesës për lëshimin e letërnjoftimit, formlarin e konfirmimit për aplikimin e paraqitur për lëshimin e letërnjoftimit, formën e letërnjoftimit, procedurën e lëshimit dhe zëvendësimin e letërnjoftimit dhe mënyrën e mbajtjes së evidencave të letërnjoftimeve të lëshuara me dispozitat e këtij ligji.
Me nenin 6 të propozim-ligjit kryhet ndërhyrje në lidhje me emrin e shtetit, në mënyrë që të zbatohen ndryshimet kushtetuese XXXIII – XXXVI dhe Ligji Kushtetues për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese nga viti i kaluar.
Sipas zgjidhjes aktuale ligjore, në letërnjoftim shkruhen të dhënat si në vijim: mbiemri dhe emri i qytetarit; shtetësia; gjinia; data e lindjes; numri amë; data e lëshimit të letërnjoftimit; data e vlefshmërisë së letërnjoftimit; vendi i lindje; vendbanimi dhe adresa e qytetarit; autoriteti kompetent që ka lëshuar letërnjoftimin; Numri i letërnjoftimit dhe nënshkrimi i poseduesit të letërnjoftimit.
Formulari i letërnjoftimit shtypet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën angleze dhe alfabetin e saj. Të dhënat në formularin letërnjoftimit shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në alfabetin bazë latin. Për qytetarët që flasin gjuhë zyrtare tjetër nga gjuha maqedonase, formulari i letërnjoftimit shtypet dhe të dhënat në të shkruhen edhe në gjuhën zyrtare dhe letrën që e përdor qytetari. Qytetarëve që flasin gjuhë tjetër nga gjuha zyrtare, me kërkesën e tyre personale, të dhënat për emrin personal që futen në letërnjoftim shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën dhe alfabetin e përdorur nga qytetari.
Përndryshe nënshtetësia për banorët e Maqedonisë, në dokumentet zyrtare është “Makedonosko” dhe e përkthyer në shqip “Maqedonisë”. Kjo është formë e gabuar. Forma e drejtë në shqip duhet të jetë nënshtetësia “E Maqedonisë” dhe jo sikur përdoret me vite të tëra dhe siç kërkohet të shkruhet sërish “Maqedonisë”. Kështu kanë vlerësuar ekspertët në lidhje me atë se a janë respektuar normat e gjuhës shqipe gjatë për përkthimit të emërtimit të nënshtetësisë nga maqedonishtja në shqip, me ndryshimet kushtetuese të parapara sipas Marrëveshjes së Prespës.