Deri tani me KOVID-19 kanë ndërruar jetë 21 persona mjekësor dhe 7 gra shtatzëne

Nga 14 deri 20 dhjetor janë raportuar 159 raste të vdekjes nga 25 qytete, që paraqet rënie për 8,6% në krahasim me javën e kaluar, thuhet në raportin e Institutit për shëndet publik (ISHP). Lidhur me moshën, 131 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 17 persona në moshën nga 50-59 vjeç, 8 raste me vdekje janë paraqitur nga grupmosha 40-49 vjeçe dhe tre raste të grupit të moshës 30-39 vjeç.

Rënia prej 1.6 % në krahasim me javën e kaluar është regjistruar edhe në raport me materialet e testuara në laboratore, apo gjithsej 15.607. Janë regjistruar 4.585 raste të reja pozitive nga 35 qytete në shtet me rënie prej 16,9% në raport me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara edhe më tej janë nga Shkupi (1.960; 42,7%).

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Grupi më i madh janë personat me moshë mbi 60 (1.343, 29,3%). Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe te personat në grupmoshat 50-59 (885; 19,3%), 30-39 (810; 17,7%), 40-49 (801; 17,5%) dhe 20-29 (509; 11,1%). Numri më i vogël është regjistruar te fëmijër nga 0-9 (59; 1,3%) dhe 10-19 vite (178; 3,9%).

Pas 2 testeve negative ose me aplikim të algoritmit të ri, si të shëruar evidentohen 4.513 persona që kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak, 15,1% më pak në krahasim me javën e kaluar.

Në raportin e ISHP, është theksuar që nga fillimi i koronakrizës, lidhur me simptomat që janë shfaqur te personat е sëmurë, më së shpeshti janë regjistruar temperaturë (69,0%), kollitje (40,4%), plogështi (40,3%), shqisë të dobësuar për aromës dhe/ose shije (27,1%), kokëdhimbje (22,2%), dhimbje në muskuj (18,2%), dhimbje në fyt (14,9%), ethe (13,7%) dhe frymëmarrje të rënduar (10,1%).

Nga rastet, lëndë e hulumtimeve epidemiologjike (59.893; 76,4%), te 14.063 ose 23,7% nga personat e diagnostikuar nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes.

Nga rastet që kanë qenë lëndë e hulumtimeve epidemiologjike(59.893; 76,4%), janë paraqitur 385 (0,6%) raste te gratë shtatzëne, nga të cilat 61 kanë qenë të hospitalizuara gjatë sëmundjes. Nga numri i përgjithshëm i grave shtatzëne të regjistruara, 109 janë raste asimptomatike.

Nga 59.893 raste të hulumtuara, janë regjistruar 2.954 (5,0%) raste të sëmundjes ndërmjet punonjësve shëndetësorë.

Lidhur me komorbiditete, nga rastet – lëndë e hulumtimeve epidemiologjike, te 18.208 (30,6%) persona janë me gjendje shëndetësore kronike, nga të cilët 12.463 persona kanë sëmundje kardiovaskulare, 4.693 diabet, 2.525 janë me sëmundje të mushkërive dhe 3.361 me sëmundje tjera kronike. Nga rastet e hospitalizuara, 4.093 (62,6%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 2.314 raste me vdekje,  1.460 raste me vdekje te meshkujt dhe 854 te gratë. Nga të vdekurit, te 1.656 (71,6%) janë regjistruar komorbiditete, më shpeshti sëmundje kardiovaskulare (1.278), diabet (587) dhe sëmundje të mushkërive (262). Janë regjistruar 7 raste të vdekjes te gratë shtatzëna dhe 21 raste të vdekjes te punonjësit shëndetësorë. Njëqind e dyzetë e katër (6,2%) nga rastet e paraqitura kanë vdekur në kushte jo spitalore, ndërsa 2.170 (93,8%) kanë vdekur gjatë hospitalizimit.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2.562 testimet e bëra, 758 raste kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, 26 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 944 të tjerë janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button