RMV, është krijuar aplikacioni i parë për celuar për ndihmë dhe mbështetje të viktimave të dhunës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë së Veriut së bashku me UNDP kanë krijuar aplikacionin e parë për celurar për ndihmë dhe mbështetje të viktimave të dhunës “Ji e sigurte”, në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe rome, transmeton Portalb.mk.

Aplikacioni do t’u ndihmojë viktimave të dhunës familjare që shpejtë dhe thjeshtë të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje, pa dallim të kohës dhe vendit ku gjenden kur janë në rrezik apo kur kanë nevojë për mbështetje.

 “Me ndezjen e gjeolokacionit vetëm me një klik viktimat i dërgojnë linjës SOS nacionale për viktima të dhunës familjare numrin e tyre të telefonit dhe lokacionin e saktë në të cilin ndodhen. Menjëherë më pas, viktima do të kontaktohet nga personat përgjegjës. Aplikacioni është më i nevojshëm pikërisht tani, në periudhën e korona krizës, kur ekziston rrezik që rastet e dhunës familjare të rriten”, informuan nga MPPS.

Aplikacioni po ashtu, ka edhe përmbajtje edukative dhe informative, përfshirë edhe informata për të drejtat e viktimave, këshilla praktike për mbrojte, dëshmi personale të viktimave, si dhe protokollin e plotë për bashkëpunim të ndërsjellë të institucioneve kompetente dhe shoqatave për mbrojtje dhe parandalim të dhunës familjare.

Aplikacioni është në dispozicion për të gjitha telefonat e mençur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button