Tetovë, zjarrfikësit që protestuan kanë marrë kërcënime: herën tjetër do të protestojmë para komunës!

Zjarrfikësit e Tetovës protestuan sot para objektit të njësitit kundër zjarrit në Tetovë. Ata paralajmëruan radikalizim të protestave dhe zhvendosje të tyre para objektit të komunës së Tetovës, në qoftë se kërkesat e tyre nuk plotësohen. Arsyetimi i komunës së Tetovës se “ky është problem shtetëror”, nuk vlen për protestuesit, shkruan Portalb.mk.

Sot para objektit të njësitit të zjarrfikësve në Tetovë, zjarrfikësit e këtij qyteti protestuan në mënyrë të heshtur, të njëjtit thonë se nuk kërkojnë diçka më tepër përveç respektimit të ligjit, në mënyrë që ata, të marrin atë që ju takon.

Cilat janë kërkesat e zjarrfikësve në Tetovë?

  • Sigurim kolektiv.
  • Korrigjimi i të ardhurave të pagës për punën gjatë natës, festave dhe gjatë vikendit. Të paguhet puna shtesë jashtë orarit të punës.
  • Korrigjimi i pagës bazë për 20%.
  • Pagesa e të ardhurave në të holla, në bazë të vendimit të ligjit, të paguara janë vetëm 20 mijë dënarë në vend që të paguhen 60 mijë denarë.
Protestat e zjarrfikësve në Tetovë.
Protestat e zjarrfikësve në Tetovë.

Komuna e Tetovës: Duhet angazhim në nivel shtetëror.Zjarrfikësit: Nuk është e vërtetë, këto janë probleme lokale!

Pas protestës së parë të zjarrfikësve 3 ditë më herët, nga komuna e Tetovës u “shfajësuan” duke thënë se ky problem kërkon angazhim në nivel shtetëror, pasi sipas tyre, ky nuk është problem lokal por në gjithë vendin.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

“Për rregullimin e statusit dhe përmbushjen e nevojave të zjarrfikësve duhet një angazhim në nivel shtetëror pasi që ky problem nuk është lokal, por në të gjithë vendin. Komuna e Tetovës deri më tani ka paguar një pjesë të kompensimit financiar për zjarrfikësit e Tetovës, dhe ne të ardhmen e afërt do të shlyejë plotësisht edhe 2 pjesët e mbetura të këtij kompensimi në vlerë totale prej 40.000 denarë  për çdo zjarrfikës” deklaruan nga komuna e Tetovës.

Megjithatë, Sasho Mishevski nga Sindikitata e Zjarrfikësve sot ju kundërpërgjigj kësaj, duke thënë se problemet e zjarrfikësve janë lokale, ai kërkon që komuna e Tetovës të zgjidhe problemin njejtë siç kanë bërë komunat tjera në vend.

Sasho Mishevski nga Sindikitata e Zjarrfikësve
Sasho Mishevski nga Sindikitata e Zjarrfikësve

“Problemet tona janë lokale, secila komunë i zgjidh problemet për vete, deri tani të gjitha njësitë e zjarrfikësve i kanë zgjidhur këto probleme vetëm Tetova jo, të gjitha kërkesat tona kanë bazë juridike që komuna duhet ti zgjidhe. Megjithatë, nga komuna e Tetovës o nuk duan, o nuk dinë të zgjidhin problemin, ndërsa munden” tha Sasho Mishevski.

Nga protesta e fundit (18 dhjetor), zjarrfikësit thonë kanë marrë kërcënime

Një nga zjarrfikësit i cili deshi të qëndroje anonim, gazetarit të Portalb.mk i tha se janë kërcënuar në forma të ndryshme nga persona në pozita të larta në komunën e Tetovës, edhe atë menjëherë pas protestës së parë dhe paralajmërimit për vazhdimin e protestave.

“Na kanë kërcënuar, edhe direkt edhe indirekt, madje duke na përmend vendin e punës” tha ai.

Këtë e konfirmoi edhe Goran Ristevski nga Sindikata e Zjarrfikësve, ai bëri thirrje të gjithë personave të ndalojnë me presionin ndaj zjarrfikësve që kanë vendosur të protestojnë.

“Askush nuk na ka kontaktuar nga protesta e fundit, nga ana tjetër, kolegët zjarrfikës të Tetovës këto ditë më kanë lajmëruar se kanë qenë të kërcënuar nga persona të caktuar. Bëj thirrje të ndalojnë me presionin, kolegët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësinë e tyre, të tregojnë situatën reale” tha Goran Ristevski.

Një muaj më herët, Arifi “këshillonte” Shilegovin si ti qaset problemit me zjarrfikësit, sot refuzon të njëjtit ti ftoje në takim

Rikujtojmë se një muaj më herët mosmarrëveshje të ngjashme me zjarrfikësit kishte kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, atëherë Arifi këshillonte Shilegovin se duhet “të jetë në një vijë me zjarrfikësit”.

“Sipas meje, Shilegov e ka gabim që nuk është në një vijë me zjarrfikësit. Për shkak se, pjesën që e kërkojnë, është e drejtë e tyre dhe ju takon” tha Teuta Arifi në një emision në TV21, një muaj më herët.

Goran Ristevski nga Sindikata e Zjarrfikësve
Goran Ristevski nga Sindikata e Zjarrfikësve

Sot që flasim, zjarrfikësit e Tetovës për përmbushjen e probleme të tyre kërkojnë komunikim me kryetaren Arifi, e njëjta ende nuk i ka ftuar ata në takim dhe si pasojë, paralajmërojnë radikalizim të protestave.

“E kemi thënë disa here dhe e përsëris, ne jemi të gatshëm të komunikojmë me komunën e Tetovës dhe me kryetaren Arifi, ne kemi më herët kemi pasur komunikim intensiv me atë. Deri tani, nga protesta e parë, askush nuk na ka ftuar në takim, madje protestuesit janë kërcënuar” tha Goran Ristevski nga Sindikata e Zjarrfikësve.

Protestat e zjarrfikësve në Tetovë.
Protestat e zjarrfikësve në Tetovë.

Ndryshe, protesta e radhës e zjarrfikësve pritet të jetë para objektit të komunës së Tetovës, të njëjtit ende nuk kanë caktuar datë dhe kohë për shkak se presin përgjigje nga autoritetet komunale në ligje me kërkesat e tyre, të cilat siç thonë ata, nuk janë asgjë më shumë përveç respektim i ligjit pozitiv në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button