RMV, ndalim i fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, vetë-izolim i detyrueshëm për ata që vinë nga Anglia

Në Shtabin kryesor për koordinimin e krizave është miratuar vendimin për masa të reja kufizuese, gjegjësisht ndalim të fluturimeve nga vendi ynë drejt Britanisë së Madhe, deri në fund të vitit, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.
Në mënyrë shtesë, masa për izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Anglia, do të vlejë edhe për udhëtarët që do të mbërrijnë nga Britania e Madhe në vendin tonë, përmes rrugës tokësore.
“Komisioni për Sëmundjet Infektive miratoi masën e vetë-izolimit në mbledhjen e mëngjesit në mënyrë parandaluese pasi informacioni mutacion i ri i koronavirusit po përhapet në Britaninë e Madhe dhe sipas analizave epidemiologjike fillestare është më i infektues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndërprerë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjera shtete po e shqyrtojnë një mundësi të tillë, nga frika se një variant i ri i koronavirusit, i shfaqur në Angli, mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të kontinentit evropian.

Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika, Austria, Suedia, Italia dhe Bullgaria kanë njoftuar për kufizime në udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

Ndryshe, shkencëtarët britanikë u përballën të shtunën me një sfidë serioze për të konfirmuar nëse një mutacion i koronavirusit ishte shfaqur këtë muaj në Angli, i cili mund të jetë rezistent ndaj vaksinave që po prodhohen aktualisht.

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button