RMV, motoçiklistët protestuan: Gjykatësit me vendimet e tyre të mos nxisin kaos dhe mllef nëpër rrugë
Gjykatësit dhe prokurorët me vendimet e tyre të mos nxisin kaos dhe mllef nëpër rrugët e vendit. Kjo është porosia që klubet dhe federata e motoçiklistëve në vend e dërguan drejt kompetentëve përmes një proteste me motoçikleta, pasi Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka fajësuar prokuroren që ka udhëhequr rastin për aksidentin te ëmbëltorja ku humbi jetën Goce Dimitrievski nga Tetova, ndërsa bashkëshortja e tij, Natasha abortoi dhe mori lëndime të rënda trupore, ndërsa shkaktari i aksidentit, Vasil Çorbaxhiev u dënua me kusht për veprën, transmeton Portalb.mk.
Motoçiklistët të cilët para ëmbëltores mbajtën një minutë heshtje në nder të Dimitrievskit, para Gjykatës Penale i bën thirrje edhe Gjykatës së Apelit që ta rishqyrtojnë vendimin për humbjen e Dimitrievskit, por edhe për të gjitha vendimit për lirimin apo dënime me kusht për vepra të ngjashme.