RMV, pasi organizoi dasmë me 30 persona në shtëpi, policia e arrestoi organizatorin
Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar 56 vjeçarin, pasi ka organizuar një dasmë me 30 persona në shtëpinë e tij, transmeton Portalb.mk.
“Sot rreth orës 15:40 punonjësit policorë nga SPB-Tetovë-RPB Gostivar e arrestuan 56 vjeçarin A.Z. nga fshati Vrapçishtë”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB).
MPB-ja paralajmëroi që do të dorëzojë padi penale ndaj organizatorit të dasmës.
Ndryshe, muajin e kaluar është arrestuar sot pronari 30 vjeçar i restorantit, pasi ka lejuar në lokalin e tij të organizohet një festë familjare me 25 persona. Prokuroria Themelore Publike – Shkup propozoi dhënien e gjobave me nga 2,000 euro kundër tre personave fizikë dhe 5,000 euro kundër një personi juridik për organizimin e ahengjeve masive në Shkup. Dy të akuzuarit e parë, baba dhe birë nga Shkupi, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë organizuan një tubim privat – fejesë, në të cilin morën pjesë 30 të ftuar. Gjithashtu në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një festë familjare me 70 pjesëmarrës për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Policia më herët kishte arrestuar një 46 vjeçar, pasi lokali i tij nuk ka respektuar masat kufizuese për parandalimin e virusit korona. Raste të tilla ka pasur edhe në vende të tjera, si Dobërdoll, në Gllumovë dhe Haraçinë.
- LEXO: RMV, u ndërpre dasma dhe u arrestua pronari i lokalit ku u organizua dasma
- LEXO: RMV, PThP propozoi gjobitjen e tre personave fizik dhe një juridik me nga dy deri pesë mijë euro për organizim ahengjesh në Shkup
- LEXO: RMV, u arrestua pronari i lokalit që nuk respektoi masat kufizuese
- LEXO: MPB ndërhyri në një aheng familjar me 70 të ftuar në Gostivar
- LEXO: Janë shkelur protokollet qeveritare, SPB Ohër padi penale ndaj dy personave për ahengun në Gradishte
- LEXO: Prokuroria hapi lëndë për ahengun e organizuar në Prilep, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19
- LEXO: RMV, Inspektorati e mbylli klubin e natës i cili organozoi aheng, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19
- LEXO: RMV, organizoi dy dasma për tre ditë, policia e ndaloi në stacion pronarin e një restoranti në Dobërdoll
- LEXO: RMV, policia ka ndërprerë një dasmë me rreth 120 të ftuar në Dobërdoll të Gostivarit
- LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, ndërprenë një dasmë me 250 mysafirë në Gllumovë
- LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, mbrëmë kanë ndërprerë një dasmë me 200 mysafirë në Haraçinë
- LEXO: Restorantet për dasma, me rebalancin e buxhetit, do të marrin 120.000 euro më shumë se mjekët dhe infermieret që luftojnë kundër Kovidit