Rasti “Titanik”, dëshmoi një punonjëse banke: Një grup personash erdhën me një tufë fletë-pagesash të gjitha me shumën prej 1.000 eurosh

K.J, e punësuar në bankën “NLB Tutunska”, në sektorin e  marketingut, ishte e para që dëshmoi për larje parash nga ana e të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij për grupim kriminal, parregullsi zgjedhore dhe vepra të tjera në lëndën “Titanik”, njofton Portalb.mk.

Kur VMRO-DPMNE-ja në vitin 2014 lau para përmes donacioneve të pretenduara të anëtarësisë, dëshmitari hapi llogari transaksionesh, bëri pagesa të përgjithshme, në baza ditore, punonte më shumë transaksione.

Prokurori Gavrill Bubevski, i cili erdhi në seancën e sotme gjyqësore në vend të Lile Stefanovës, e cila është në izolim për shkak të burrit të saj, e pyeti dëshmitarin:

“Në vitin 2014, në fund të orarit të punës, a sollën një grup personash fletë pagesa dhe një shumë më të madhe parash për një parti të caktuar politike?”

“Në punë jam thirrur disa herë për të njëjtën temë. Nuk e di saktësisht se çfarë viti ishte. E di që në disa raste kemi pasur pagesa nga disa persona në një llogari “donimi”. Mbaj mend që në fund të orëve të punës ka ndodhur që më shumë njerëz kanë ardhur të paguajnë të njëjtën shumë me të njëjtën dërgesë. Shumat mendoj se ishin ose 25,000 ose 60,000, u përgjigj dëshmitarja.

Bubevski e pyeti: “Për kë ishin ato pagesa dhe para?”

“Mendoj se do të përgjigjem saktë. Donacioni ishte:” Donacion i VMRO-së “, tha ajo.

Në pyetjen nga ana e mbrojes, Jovanovska tha se sipas ligjeve bankare, ato pagesa nuk ishin të diskutueshme.

Por, sipas aktakuzës, një gjë e tillë është në kundërshtim me Kodin Penal dhe kështu të akuzuarit dhe VMRO-DPMNE-ja kanë larë paratë e mbledhura në mënyrë të paligjshme.

Suzana Sulejman nga Postat e Maqedonisë ishte dëshmitarja e radhës e prokurorisë.

“Deri në 1,000 euro mundej të paguhen nga një person fizik tek një person juridik në sportel dhe mundej që palët e dyta të paguajnë në emër të një personi”, u përgjigj ajo.

Bubevski: “A ju kujtohet të keni kryer pagesë të më shumë personash në emër të donacionit për ndonjë parti politike?”

Sulejmani tha se i kujtohej.

“Erdhën më shumë njerëz me më shumë fletëpagesa në emër të “donimit “dhe u paguan. Një pagesë, pra një fletëpagesë merrte kohë deri në 3 minuta. Fletëpagesat ishin në shuma: 6,000, 12,000 dhe 18,000 denarë”, u përgjigj Sulejmani.

Gjatë pyetjes, ajo tha se përgjegjësi i saj në atë kohë ishte Lefko Stojanovski.

“A keni biseduar me përgjegjësin ditën kur janë bërë fletëpagesat?”, pyeti prokurori.

“Po. Personi që kishte më shumë se një fletëpagesë, erdhi i pari me një fletëpagesë me një shumë më të lartë se sa lejohej. Një nga punonjësit e dërgoi atë tek përgjegjësi kryesor. Ai i tha se shuma nuk ishte e lejuar. Pas kësaj, ata u kthyen me më shumë fletëpagesa, në shuma më të vogla brenda suazave të lejuara për pagesa postare”, përfundoi ajo.

Dëshmitarja Nada Neçovska, kolegia e saj, tha se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe asaj. Shefi Lefko Stojanovski kishte ardhur me një person Matevski me një tufë fletë-pagesash për donacion për VMRO-DPMNE-në. Shefi i kishte thënë Neçovskës se ishin mirë dhe se mund t’i kalonte.

Në rastin“Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale grupim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

  • Të gjitha lajmet për lëndën “Titanik” mund t’i lexoni KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button