RMV, vendimet e Qeverisë nga seanca e 27-të për Buxhetin, vaksinën kundër Kovid-19, tatimin në pronë dhe çështje tjera

Propozimet shtesë për Buxhetin e vitit 2021 janë miratuar sot në seancën e Qeverisë së 27-të të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në këtë seancë gjithashtu u shqëyrua dhe miratua stragjetia për menaxhimin me borxhin publik.

“Qeveria pranoi 18 amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Propozim-buxhetit për vitin 2021, që dolën nga debate për buxhetin në komisionet kuvendore dhe vendosi që teksti për Propozim-Buxhetin shtesë për vitin 2021 të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së për miratim”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se përmes këtyre amendamenteve, do të ketë 9 milionë denarë shtesë për Gjykatën kushtetuese për rrogat. Gjithashtu mjete shtesë do te ketë edhe për shërbimin radiodifuziv për mirëmbajtjen teknike-teknologjike.

“U shqyrtua dhe miratua Strategjia për menaxhimin e borxhit publik të RMV-së për vitin 2021-2023, duke plotësuar edhe për dy vjet, deri në vitin 2025”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se përmes saj përcaktohen fushat dhe qëllimet e politikës fiskale, treguesit dhe projeksionet themelore makroekonomike.
Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronë u shqyrtua dhe miratua në seancën e sotme qeveritare për tatim progresiv të drejtë që do të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2022. Tatimi në pronë do të trefishohet për pronën që nuk është shfrytëzuar deri në 6 muaj, ndërsa pesëfish do të paguhet tatimi nëse nuk raportohet se prona nuk shfrytëzohet.

“Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për sigurimin e garancës financiare në pas Marrëveshjes për ndërmarrjen e detyrimeve ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Lidhjes globale për vaksina (GAVI ALLIANCE) për blerjen e vaksinave për Kovid-19 përmes Kovaks mekanizmit për sigurimin e qasjes globale dhe ekuilibruar deri të vaksinat e sigurta dhe efikase për Kovid-19”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button