Bashanoviq ka intervenuar te Zaevi që të mos shkoj në paraburgim, tha e akuzuara Mandiq në rastin “Aleanca Ndërkombëtare”

E akuzuara në rastin “Aleanca Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq, në seancën e sotme gjyqësore në të cilën Prokuroria ka lexuar komunikime në Viber nga telefoni i saj, për një prej tyre tha se nuk është i saj, por është ridërguar komunikimi nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga ish këshilltari i tij Zoran Bashanoviq, i cili ka kërkuar lidhje që të mos shkojë në paraburgim, njofton Portalb.mk.

Prokurorja Milica Gavrillova nuk kishte koment, transmeton SDK.

Pasi që sipas viber-komunikimit njëri person (sipas Mandiqit, Bashanoviq) i tha mes tjerash (sipas saj, Zaevit) që të shohë nëse mundet Jasna të mos shkojë në paraburgim, a sipas tyre Zaev i thotë:

“E di se ajo varet prej prokurorisë dhe gjykatës. Do të shohë se çfarë mund të bëj”.

Atëherë, për dallim prej të akuzuarit të parë në “Lidhjen Ndërkombëtare”, Bojan JovanovskiBoki 13, Mandiq mori paraburgim shtëpiak.

Prokurorja Vilma Ruskoska atëherë sqaroi se masa e tillë për Mandiqin është për shkak se ka fëmijë me probleme shëndetësore.

Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, e themeluar nga Bojan Jovanovski, nëpërmjet të së cilës sipas akuzës kanë qenë të mashtruar biznesmenë për qendra eventuale për persona të moshuar, të akuzuar janë edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq-Ercegoviq.

Jovanovski është i akuzuar për mashtrim dhe larje parash. Remenski për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq për ndihmë në mashtrim dhe larje parash, Mile Jovanovski për ndihmë në larje parash dhe për për armëmbajtje pa leje. Si person juridik është edhe organizata “Aleanca Ndërkombëtare”.

Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button