ASH-ja kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të reja: Dështuat në procesin e negociatave me BE-në

Zaev, Dimitrov dhe Osmani duhet të lëshojnë rrugën dhe të dorëhiqen për ti lënë shtetit një qeveri teknike e cila do të adresonte krizat aktuale, deklaruan në një konferencë për shtyp nga Aleanca për Shqiptarët sot, pasi Bullagria përmes “vetos” bllokoi fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në, shkruan Portalb.mk.

Sipas Arben Fetait nga Aleanca për Shqiptarët (ASh), kjo është hera e shtatë që kjo Qeveri ka dështuar në procesin e hapjes së negociatave me BE-në, edhe pse sipas tij, kanë gënjyer se diçka e tillë tashmë kishte ndodhur.

“Ky është dështimi i shtatë 7 me radhë i qeverive Zaev I dhe II për të fituar datë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Po e përsëris: 7 refuzime, përfshirë 4 veto. Dhe ndonëse këta kanë marrë 7 refuzime me radhë, kjo nuk e ka penguar treshën e rrencave Zaev-Dimitrov-Osmani që të mashtrojnë qytetarët po aq herë, nëse jo më shumë, se vendi ka datë për hapje të negociatave. Të gjithë e kujtojmë atë fotografinë e famshme të qershorit 2018 ku Ministri Osmani bashkë me Zaev dhe Dimitrov festonin në një aeroplan privat marrjen e datës. Madje këta kanë shkuar aq larg në rrenat e tyre saqë në fushatën e fundit zgjedhore, mashtronin publikisht se Maqedonia e Veriut është vend që po negocion për anëtarësim në BE” deklaroi Fetai nga Aleanca për Shqiptarët.

Ai shtoi se aktualisht vendi është i zhytur në një krizë të trefishtë dhe se për këtë, dikush duhet të mbaje përgjegjësi pa e lënë fajin diku tjetër.

“Pra, sot është e qartë se këta e kanë zhytur vendin në një krizë të trefishtë nga e cila nuk na nxjerrin dot. Krizës shëndetësore dhe krizës ekonomike, këta i kanë shtuar një krizë të thellë diplomatike dhe të integrimeve evropiane. Natyrisht, këta si çdo herë do të fajësojnë të tjerët për krizën e trefishtë në të cilën e kanë zhytur vendin. E vërteta është më se e qartë tani. Dhe kjo është se një qeveri thellësisht e korruptuar dhe e cila nuk përfill traktate me një vend anëtar të BE-së, nuk mund të negociojë për anëtarësim në BE e aq më pak të ulet në tavolinat e Brukselit. Përgjegjësia e tyre është shumë qartë” shtoi Arben Fetai nga ASh-ja.

Ndërkaq, si arsye për mos fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në, sipas ASH-së, janë disa nga aferat korruptive dhe jokompetenca e kësaj qeverie. Kështu, ata kërkojnë dorëheqjen e kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme.

“Vitin e kaluar ky pushtet prodhoi rastin “Zhvatja” dhe falimentimin e PSP-së dhe bashkë me të, falimentimin e vetë shtetit të së drejtës. Kjo gjë rezultoi me një veto franceze dhe rishikim të tërësishëm të politikës së zgjerimit. Këtë vit, këta shkaktuan veto bullgare për shkak të moszbatimit të Traktatit së miqësisë me Bullgarinë të vitit 2017, të cilin ose nuk kanë ditur ta negociojnë atëherë ose nuk po dinë ta zbatojnë tani. Ose të dyjat bashkë. Por është e papranueshme që vendi të mbahet peng nga korrupsioni dhe jokompetenca e kësaj qeverie. Andaj, në këtë 100 ditësh, meqë as nuk po dinë as nuk po mundem, treshja e rrencave Zaev-Dimitrov-Osmani duhet të lëshojë rrugë dhe të dorëhiqet për t’i lënë vendin një qeverie teknike e cila do të adresojë krizën e trefishtë shëndetësore, ekonomike dhe diplomatike. Kjo qeveri e zgjeruar teknike do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, si parakusht për krijimin e një qeverie vërtetë reformiste që mund të nxjerr vendin nga kriza e trefishtë dhe të rikthejë perspektivën evropiane” deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

20 eurodeputetë i bëjnë thirrje BE-së të filloje negociatat me Maqedoninë e Veriut

Deputetë nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për dritë jeshile për mbajtje të konferencës së parë ndërkombëtare me Maqedoninë deri në fund të këtij viti.

Roth: Gabim i rëndë politik, me çmimin e sigurisë dhe stabilitetit është mos hapja e negociatave me RMV-në

Si gabim të rëndë, i cili do ta rrezikonte sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e quajti veton e Bullgarisë ministri i Gjermanisë për Evropën, Michael Roth. Ai shtoi se bëhet fjalë për kërkesa bilaterale të një shteti anëtarë, të cilave 26 vendet tjera nuk mund të ju bashkohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button