Qeveria e ka rritur buxhetin për gjykatësit kushtetues, pasi që vetë votuan për shtesa të pagave

Zëri për paga dhe kompensime për Gjykatën kushtetuese prej 25.580.000 denarë për vitin 2020 kërceu në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm në 26.580.000 denarë, pasi që gjykatësit kushtetues me ndryshim të Rregullores për punë vetë votuan shtesa të pagave për rrezik të lartë në punë dhe për besueshmëri, njofton Portalb.mk.

Qeveria ka ndarë edhe 16.000 euro për Gjykatën Kushtetuese, të blejë automjet zyrtar, zë të cilin nuk e kishin në buxhetin e këtij viti.

Gjykatësit kushtetues më 22 tetor vetë votuan shtesa të pagave deri në 35% prej pagës mesatare, që të jenë njëjtë sikur gjykatësit dhe prokurorët, kur bënë edhe precedent. Shtesat i kanë vendosur në Rregullore për punë të Gjykatës Kushtetuese, në vend që Parlamenti t’ua votojë me ligj.

Kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, tha se nuk mundet që me Rregullore për punë të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit ta rrisin kompensimin e pagës, por Komisioni do të mblidhet për këtë vendim intern të tetë gjykatësve, transmeton SDK.

Paraprakisht, gjykatësit nuk lejuan që në gjendje të jashtëzakonshme, pagat t’u zvogëlohen, dhe kështu në mënyrë të shpejtë e vendosën në rend dite dekretin e tillë qeveritar dhe menjëherë e shfuqizuan. Atëherë, në fakt gjykatësit kushtetues nuk i shpëtuan vetëm pagat e tyre, por edhe të gjykatësve të tjerë, deputetëve, drejtorëve dhe funksionarëve të tjerë. Gjykata vendosi që dekreti është antikushtetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button