Shkupjanin e plagosin në fshatin Gërçec

Sot në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit në Shkup, një dyzet e gjashtë vjeçar nga Shkupi është plagosur nga ana e një personi tani për tani të panjohur.

Sipas policisë, bëhet fjalë për personin me inicialet J.S. Ai kishte pasur një konflikt verbal me një person të panjohur, i cili më pas e ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi të.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkupit. Policia ka kryer ekspertizën dhe ndërmerr masa për zbardhjen e rastit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button