Qeni i prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro kafshon një 8 vjeçare, ai ik nga vendngjarja?

Në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë, një vajzë 8 vjeçare, derisa po luante është kafshuar nga një qen.Vajza menjëherë pas kësaj është dërguar për shërim në QKUK, derisa gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë, shkruan Koha Ditore.

Qeni dyshohet se i takon prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro. Kalimtarët e rastit i kanë thënë Klan Kosovës se qeni ka qenë i EULEX-it, ndërkaq atë po e shëtiste prokurori Salustro.

Po sipas dëshmitarëve, në momentin e kafshimit, Salustro u largua menjëherë, pa u ndalur dhe pa i ofruar ndihmë vajzës së kafshuar.

Por të gjitha këto nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes e as nga EULEX-i, që u pa më pastaj në këtë park.

Lajme të ngjashme

Back to top button