Nuk ka më arsyetime që nuk kemi inspektorë, thanë kryetarët e komunave të Shkupit të cilët formuan Inspektorat të përbashkët
Qyteti i Shkupit bashkë me dhjetë komunat e Shkupit nga 1 janari do të kenë shërbim të përbashkët inspektorati. Kjo do të thotë që të gjithë inspektorët edhe të Qytetit Shkup edhe të komunave, do të mund të intervenojnë gjithandej dhe të dënojnë për kundërvajtje nga sfera komunale dhe ndotje. Për gjithë Shkupit tani do të ketë gjithsej 115 inspektorë dhe kujdestarë komunal, ndërsa do të jenë të koordinuar nga inspektorati i Qytetit Shkup, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
“Për rregullin komunal dhe mjedisin jetësor në Shkup nuk ka më kufizime dhe pengesa administrative. Inspektorët për mjedis jetësor, inspektorët komunal dhe kujdestarët komunal nga Qyteti i Shkupit së bashku me inspektorët dhe kujdestarët nga të gjitha komunat e Shkupit prej sot janë pjesë e një ekipi të përbashkët. Këtë ekip të përbashkët e formojmë për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, për ndërmarrje të masave për mbrojtje dhe parandalim të ndotjes së ujit, ajrit, tokës, mbrojtje nga zhurma dhe rrezatimi jojonizues të përcaktuara në Ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka thënë kryetari Petre Shilegov.
Kryetari i komunës Gazi Babë, Boris Georgievski tha që me memorandumin e nënshkruar për shërbim të përbashkët inspektorati, komunat do të punojnë në mënyrë shumë më efikase.
“Tani më nuk ka arsyetim që për shkak të numrit të vogël të inspektorëve komunal nuk mund të kontrollohen të gjithë ndotësit, krijimi i deponive të egra ose që janë djegur pyje nëpër qytet , kurse nuk ka pasur kush t’i kontrollojë. Nuk do të ketë pengesë të intervenojmë në territor tjetër komunal, kufijtë territorial dhe barrierat nuk do të ekzistojnë”, tha Georgievski.
Për momentin, kompetenca të përbashkëta nuk do të kenë për ndërtimtari, siç njoftoi para gjysmë viti kryetari Petre Shilegov, pas rastit me objektin pa leje në QT “Mavrovasja” për shkak se për atë na nevojiten ndryshime në Ligjin për ndërtim.