RMV, testime për Kovid-19 me teste për shtatzëni, procedurë parahetimore për dy qytetarët dhe ambulancën private

Prokuroria e Koçanit në bazë të informatave ka formuar lëndë për dy persona nga Vinica dhe një institucion privat shëndetësor nga qyteti për teste të rreme për koronavirus të cilët i kanë mashtruar qytetarët e Vinicës duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre. Për momentin priten rezultate nga ekspertiza, ndërsa lënda punohet me procedurë të shpejtuar, kanë thënë nga Prokuroria publike e RMV-së, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Dy personat dhe institucionet privat shëndetësor “Panovi” janë të dyshuar sipas nenit 210-а të Kodit penal për marrje dhe shfrytëzim të paligjshëm të materialit gjenetik.

Personat (njëri 35, tjetri 46 vjeç) kanë inkasuar nga 1.000 denarë për “test”, ndërsa i kanë bërë duke shkuar nëpër shtëpi, me atë që viktimave u kanë dhënë një shkop dhe shirit që vetë të marrin shtrisho nga hunda dhe fyti. Të tjerëve u kanë kërkuar vetë të marrin gjak dhe të lëshojnë pika gjaku mbi shirit plasti në të cilën janë shfaqur një ose dy vija, të cilat gjoja kanë treguar nëse dikush është i infektuar ose jo, ngjashëm me testin për shtatzëni.

Më 12 nëntor, policia njoftoi që është kapur një grup nga Vinica, i cili në mënyrë joligjore ka shitur teste të rreme për kovid-19. Dy personat dhe ISHP “Panovi” kanë ofruar dhe kanë shitur teste të shpejta të papërshtatshme, ndërsa pas aksionit policor janë të dyshuar për marrje dhe shfrytëzim të paligjshëm të materialit gjenetik dhe biologjik.

Janë kryer edhe bastisje në më tepër lokacione, me ç’rast në shtëpinë e 46 vjeçarit nga Vinica janë gjetur shtatë qese me shkrim “kovid çek TM”dhe një shishe prej 2 mililitrave me lëng dhe me shkrim “bufer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button