RMV, 44 OJQ kërkojnë ligj që do të parandalojë hidrocentralet në malin Sharr, projektligji i ri jashtë standardeve të BE-së
44 iniciativa dhe shoqata qytetare bëjnë thirrje për mbrojtjen e malit Sharr nga ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël dhe harmonizimin e projektligjit për shpalljen e malit Sharr park kombëtar, me ligjet përkatëse, strategjitë, programet dhe standardet e Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.
“Më 20 nëntor përfundoi afati për mbledhjen e komenteve mbi Projektligjin për shpalljen e një pjese të malit Sharr park kombëtar .Nëse miratohet siç është propozuar, ky ligj do të mundësojë ndërtimin e hidrocentraleve të rinj të vegjël në Sharr, në kushtet kur ndihet shumë ndikimi negativ i hidrocentraleve ekzistues në vlerat natyrore, por edhe në jetën e popullatës lokale. Nëse planet e planifikuara realizohen, do të ketë të paktën 40 hidrocentrale të vegjël në parkun e ardhshëm kombëtar!”, thuhet në reagimin e përbashkët të 44 OJQ-ve.
Duke pasur parasysh se në bazë të këtij ligji do të përgatitet Plani Kombëtar i menaxhimit të Parkut, i cili miratohet për një periudhë prej 10 vjetësh thuhet tutje në reagimin e tyre, ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar, në vend të mbrojtjes afatgjatë, mund të sigurojë një kornizë ligjore për shkatërrim afatgjatë.
“Për të parandaluar miratimin e një ligji që lë dyert e hapura për vazhdimin e shkatërrimit të malit Sharr, ne u bashkuam në 44 shoqata civile dhe nisma dhe i dërguam komente të përbashkëta Ministrisë së Mjedisit, e cila e ka detyrim ligjor t’i marrë ato në konsideratë”, thuhet në njoftim.
Ata i kujtojnë Ministrisë së Mjedisit se është pjesë e Qeverisë, Programi i së cilës parashikon ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në zonat e mbrojtura. Ata gjithashtu kërkojnë rishikim të plotë të ligjit dhe harmonizimin e tij me këtë angazhim, si dhe shumë strategji të tjera, raporte, etj., i cili parashikon gjithashtu dhënien fund të shkatërrimit të natyrës nga projekte të vogla hidroenergjetike
“Të vetëdijshëm për nevojën për mbrojtje urgjente të Malit Sharr dhe parandalimin e shkatërrimit aktual dhe të ardhshëm, derisa Projektligji të harmonizohet me të gjitha ligjet përkatëse, strategjitë, programet, etj., kërkojmë nga Ministri i Mjedisit, në përputhje me nenin 97 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës, për ta vendosur malin Sharr në mbrojtje të përkohshme”.
Ata shpresojnë që përmes përpjekjeve të përbashkëta të ndikojnë që institucionet të miratojnë një ligj që do të mbrojë realisht natyrën, të përmirësojë jetën e qytetarëve, të ngrejë në një nivel më të lartë respektimin e të drejtave ligjore dhe zbatimin e ligjeve, strategjive, programeve, marrëveshjeve, etj. – gjegjësisht që me të vërtetë do ta sjellë vendin më afër standardeve dhe politikave të Bashkimit Evropian. Ata thonë se një ligj që mundëson vazhdimin e shkatërrimit të zonës që e mbron është në kundërshtim me frymën dhe qëllimet e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, nga i cili del dhe të cilin duhet ta zbatojë në praktikë.
Dhjetë ditë më parë drejtoresha e Inspektoratit për ambient jetësor Ana Petrovska, deklaroi se ekziston mundësi potenciale për ndotjen e ujërave të qytetit të Tetovës nga një prej hidrocentraleve të vegjël që po ndërtohen në lumin Shkumbin, pra nga një hidrocentral që është më i përparuari në ndërtim dhe është i vendosur më lart në mal.
Ndërkohë, për pëgatitjen e miratimit të ligji të ri që do të shpallë një pjesë të malit Sharr park kombëtar. Sidoqoftë, OJQ-ja ekologjike Front 21/42, një javë më paë tha se ai është “përshtatur” të sigurojë hidrocentrale të vegjël në zonën e mbrojtur. Për më tepër, ata vlerësuan ashtu si edhe në këtë reagim se projekt-ligji është plot me shkelje të tjera ligjore.