RMV, Spitali i Gostivarit do të pranojë pacientë me Kovid-19 edhe në Repartin për neurologji

Numri i rritur i të infektuarve me virusin korona në rajonin e Gostivarit ka detyruar drejtorinë e spitalit “Ferid Murad” t’i rrisë kapacitetet për akomodim të pacientëve me Kovid-19 në Repartin për neurologji. Në dispozicion do të vendosen edhe rreth 20 punonjës shëndetësor dhe njëzet shtretër spitalor, njofton Portalb.

Në kumtesën nga spitali thuhet se mbrëmë drejtori i spitalit dhe grupi koordinues kanë vendosur që reparti për neurologji të shndërrohet në kovid-qendër për shkak të gjendjes alarmante me rastet e reja reja me virusin korona.

Kovid-pacientë në Gostivar përveç Repartit infektiv, nga java e kaluar filluan të hospitalizohen edhe në një pjesë të repartit intern.

Nga udhëheqësia e spitalit apelojnë të mos bëhen vizita dhe të respektohet personeli mjekësor.

“Apelojmë – lusim pacientët dhe qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë; T’ju shmangen vizitave të ndryshme pacientëve të hospitaliziar. Për kontrolle të ndryshme specialistike – konsultative së pari të vizitojnë mjekun amë dhe vetëm për raste urgjente kërkoni shërbimet tona, të mbajnë maskë mbrojtëse, të mbajnë distancē më së paku 2 metra, t’i pastrojnë regullisht duart, të respektojnë personelin mjeksorë të cilët po japin maksimumin nga vetja e tyre, dhe po luftojnë me një armik të pa dukshëm. Vetëm në këtë mënyrë mundemi që të mbrojmë së pari veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë”, shkruan në kumtesën nga spitali.
Në Gostivar dje është regjistruar numër i madh i të infektuarve, 94 të sapoinfektuar me Kovid-19, me çka numri i rasteve aktive për momentin është 896.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit nga 3.084 testimeve, janë regjistruar 1.093 raste të reja me KOVID-19. Ndërkohë janë shëruar 819 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 59.701, 36.825 të shëruar, 1.658 të vdekur, ndërkaq ka 21.218 raste aktive. Ministria raportoi se kanë ndërruar jetë 28 pacientë me Kovid-19.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button