Filipçe: Epidemia e arriti kulmin javën e kaluar, ka shtretër të lirë nëpër spitale

Ministri i Shëndetësisë sot mbajti konferencë për në të cilën theksoi se numrat e të infektuarve me COVID-19 në vend po zvogëlohen dhe po stabilizohet situata në vend. Më 17 nëntor është shënuar përqindja më e lartë e të infektuarve (1.407) ose 41,2% e të testuarve kanë dalë pozitiv, prej asaj dite, sipas ministrit numri i të infektuarve po bie, njofton Portalb.mk.

“Po rritet numri i të shëruarve. Numri i të shëruarve gjatë javës së kaluar është rritur për 45%”, tha Filipçe.

Tani për tani nuk ka ndalesë të sistemit “Termini im” dhe nuk anulohen intervenimet, a sipas tij, ka edhe shtretër të lirë për të infektuarit, por edhe për trajtimet tjera.

“Në brendësi afër 1.000 shtretër ka në dispozicion në tre qendrat rajonale të Manastirit, Tetovës, Shtipit. Në Shkup intensivisht kemi punuar për zgjerimin e klinikave interne dhe sigurimin e rreth 200 krevateve. Së fundmi në Otorinolaringologji nuk ka pacientë, por mund të pranohen. Plotësisht 160 krevatë janë në spitalet modulare dhe 40 në spitalin në Kozle”, tha Filipçe.

Ministri njoftoi se është mobilizuar tërë kuadri nga të gjitha repartet, a për ekipet përgjegjës janë pulmologët dhe anesteziologët. Po ndihmojnë edhe mjekët e rinj të cilët janë të specializuar, ndërkaq pasi u ka mbaruar praktika, Filipçe tha se do t’i punësojë.

Ai përsëriti që qytetarët duhet që të kuptojnë se virusi do të mbijetojë dhe se është i përhapur dhe kërkoi që të respektohen pasat, të cilat, sipas tij, japin rezultate. Lidhur me vaksinat, ai tha se lajmet janë pozitive në atë drejtim, pasi që ato janë në fazat e fundit.

Në lidhje me mjekët amë, për mënyrën e trajtimit të pacientëve, Filipçe thotë se ata janë të parët të cilët bëjnë vlerësim, iniciojnë analiza të caktuara dhe shkruajnë terapi. Sipas tij, nuk ka terapi specifike askund në botë. Flariviri është ilaç për të cilin po bëhen 30 studime në botë, a Remdesiviri ndikon në zvogëlimin e kohës së kaluar në spital, por jo nuk ndikon në vdekshmërinë, shtoi ministri.

“Nëse ka nevojë pacientët dërgohen në spital. Ende ka shtretër të lirë. Ka pajisje mbrojtëse afërsisht 1.5 milionë copë. Sot e filluam furnizimin për testime të shpejta për të cilat janë siguruar para prej buxhetit”, deklaroi ministri dhe shtoi se deri më tani janë siguruar 33.000 teste të shpejta.

Ai sqaroi se koordinimi mes drejtorëve në Shkup dhe drejtorëve nëpër tërë shtetin po shkon mirë. Pranoi se përballen me situata që të vijnë pacientë pa lajmëruar, të ketë nervozë, por ajo sipas tij, tejkalohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button