RMV, tentuan të dërgojnë marihuanë nga Kosova në Turqi, u arrestuan dy të dyshuarit

Dy qytetarë dyshohen që përmes rrugës Shkup-Veles tentuan të bartin lëndë narkotike nga Kosova për në Turqi, transmeton Portalb.mk. Ndaj të dyshuarve policia ka dorëzuar kallëzim penal deri të Prokuroria themelore publike në Veles.

Të dyshuarit janë dy qytetarë të Kumanovës, 59 vjeçari A.I. dhe 52 vjeçari Z.M. Ata akuzohen në bazë të nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Personat janë privuar nga liria dhe janë sjellë para gjykatësit në procedurë paraprake, dhe iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut.

Policia sqaroi se dy të akuzuarit në Kosovë kanë udhëtuar më 4 nëntor për të marrë marihuanë me qëllim që ta dërgojnë në Turqi.

“Më datën 09.11.2020 Z.M. sipas instruksioneve të A.I. është nisur për në Turqi  dhe gjatë udhëtimit në autostradën në aksin Shkup-Veles ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka rrëshqitur nga rruga”, raportojnë nga policia, duke theksuar se në atë automjet pastaj është gjetur marihuanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button