RMV, propozim-buxheti për vitin 2021 u prit me debat në Komisionin e Kuvendit

Në Kuvendi e Maqedonisë së Veriut filluan procedurat për miratimin e buxhetit për vitin 2021, fillimisht përmes debatit në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet, transmeton Portalb.mk.

Fatmi Besimi, ministri i financave vlerësoi se përmes këtij buxheti do të kemi dyfishim të rritjese ekonomike, prej 4% deri 5%.

“Të mbështesim  politika  të cilat do të krijojnë  rritje  dyfish më të lartë. Nëse në dhjetë vitet e fundit  rritja mesatarisht është 2% e 2.5%, duam të arrijmë rritje 4 deri në 5 %. Konsiderojmë se modeli ynë i ekonomisë mund të gjenerojë rritje të tillë”, theksoi Besimi.

Opozita parlamentare nuk mirëpriti propozim-buxhetin e propozuar nga Qeveria, duke e vlerësuar si buxhet pa vizion dhe joreal. Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se janë duhet të bëhet zvogëlim i shpenzimeve joproduktive. VMRO-DPMNE-ja theksoi se vërejtjet e parashtruara kanë të bëjnë me shëndetin, nxitjen ekonomike dhe në lidhje me ajrin e pastër.

Debati për buxhetin e financave do të zgjasë dhjetë ditë, ku do të shqyrtohen 528 amendamente, 390-të prej VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, Ministri i Financave, Fatmir Besimi në muajin nëntor e dorëzoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe në këtë mënyrë simbolikisht u shënua hyrja e Propozim-buxhetit në organin më të lartë legjislativ. Propozim-buxheti për vitin 2021 i paraqitet Parlamentit në kohë, madje edhe më herët se afati i parashikuar me procesin e buxhetit, transmeton Portalb.mk.

Nga shpenzimet totale të buxhetit të vitit 2021 të cilat janë të projektuara në 247,5 miliard denarë (4 miliard euro), për paga të administratorëve do të ndahen 31,3 miliard denarë (510 milion euro), sipas propozim buxhetit për vitin 2021, i cili tashmë është i dorëzuar në parlament. Bëhet fjalë për rritje prej 4,1 përqind në raport me buxhetin vjetor i cili për paga ndau 30,1 milion denarë (490 milion euro).

Sipas propozim-buxhetit, vitin e ardhshëm do të shpenzohet buxheti më i madh në vlerë prej 4 miliardë e 25 milion euro. Të ardhurat parashikohen në nivelin prej 3 miliard e 457 milion euro, me një deficit buxhetor prej 568 milion euro. Konturat e buxhetit të ri janë vendosur si kornizë e një skenari optimist – qetësim i krizës shëndetësore në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, që duhet të sjellë rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e PBB-së prej 4.1%.

Përfundimi i rindërtimit të hekurudhës në Korridorin 10, ndërtimi i rrugëve lokale, ndërtimi dhe rinovimi i hekurudhës lindore – Korridori 8, seksioni Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallanka, paralajmërim për ndërtim dhe rindërtim të objekteve shëndetësore, shkollave dhe konvikteve studentore- janë pjesë e listës së gjatë të projekteve që duhet të realizohen në buxhetin 2021. Portalb.mk publikon detaje nga “Komponenti zhvillimor” të Buxhetit të ri – çka planifikohet të ndërtohet dhe sa para do të shpenzohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button