RMV, në buxhetin e 2021 janë paraparë 20 milion euro më shumë paga për administratorët
Nga shpenzimet totale të buxhetit të vitit 2021 të cilat janë të projektuara në 247,5 miliard denarë (4 miliard euro), për paga të administratorëve do të ndahen 31,3 miliard denarë (510 milion euro), sipas propozim buxhetit për vitin 2021, i cili tashmë është i dorëzuar në parlament, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për rritje prej 4,1 përqind në raport me buxhetin vjetor i cili për paga ndau 30,1 milion denarë (490 milion euro).
“Mbetet angazhimi për optimizmin e administratës përmes kontrollit të të punësuarve të rinj, si dhe përmirësimin e standardit për jetesë të të punësuarve dhe rritje të motivimit për punë profesionale, kualitetit dhe përmbushjes së detyrave” shkruan në propozim buxhetin e vitit 2021.
Gjithashtu, ka rritje të dukshme prej 20,6% të parave të parapara për shpenzime kapitale edhe atë 19 miliard denarë (309 milion euro).
Qeveria vitin e ardhshëm parasheh investime në më shumë fusha. Është planifikuar rikonstruimi i prugës hekurudhore të korridorit X i financuar nga EBOR. Të parapara janë mjete për vazhdimin e realizimit të fazës së dytë të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës lindore të prugës hekurudhore, korridori VIII.
Vitin e ardhshëm, me borxh nga Banka Botërore do të vazhdojnë aktivitetet për realizimin e projektit të rrugëve lokale, gjithashtu parashihet fillimi i projektit “Vendosja e sistemit të shpejtë të autobusëve në Qytetin e Shkupit” .
“Me vendosjen e sistemit të shpejtë të autobusëve në Qytetin e Shkupit do të përmirësohet edhe situate ekologjike e qytetit, gjithashtu do të rritet kualiteti I transportit publik” shkruan në kumtesë.
Ndryshe, në propozim buxhetin është planifikuar edhe fillimi i ndërtimit të një stacioni impianti në Shkup, si dhe më shumë investime në energjetikë, shëndetësi dhe arsim.