Në Kosovë ndërruan jetë 19 persona të infektuar me Kovid-19
Kosova në 24 orët e fundit regjistroi 711 raste të reja, derisa janë shëruar 721 pacientë të infektuar me Kovid-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit.
Në Kosovë gjithsej janë regjistruar deri më tani 704 raste të vdekjes me Kovid-19, ndërsa janë 12,191 raste aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2; numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste”, raportojnë nga Insitutit.
Instituti sqaroi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1,633 testime, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në: Prishtinë 309 raste, Pejë 63 raste, Ferizaj 33 raste, Lipjan 30 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 29 raste, Gjakovë 28 raste, Prizren 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 18 raste, Deçan 14 raste, Suharekë 14 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Istog 10 raste, Kamenicë 10 raste, Malishevë 10 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Rahovec 8 raste, Drenas 6 raste, Graçanicë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Hani i Elezit 3 raste, dhe me nga 1 rast Dragash, Mitrovicë, Novobërdë.