Afër një milionë persona pranuan vaksinën eksperimentale të Sinopharm kundër Kovid-19

Vaksina eksperimentale kundër Kovid-19 që është në zhvillim e sipër nga kompania farmaceutike Sinopharm është testuar gati te një milion persona në Kinë.

“Asnjë efekt serioz i padëshirueshëm nuk është raportuar nga personat që e kanë pranuar vaksinën”, ka raportuar Liu Jingzhen Sinopharm, duke sqaruar një rast se si në një kompani janë infektuar vetëm punëtorët e pavaksinuar, derisa ata të vaksinuar nuk janë infektuar. CNN raportoi se kjo është pjesë e e programit për nevojë të shpejtë në Pekin. Gjithashtu 60 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë edhe në fazën e tretë.

Vaksina Sinopharm (China science)
Vaksina Sinopharm (China science)

Kina gjithashtu është duke e zhvilluar paralelisht edhe një vaksinë tjetër, për çka ka kërkuar 29 mijë vullnetarë për pjesëmarrje në fazën e tretë të testimit të vaksinës.

Ndryshe, Pfizer së bashku me partnerin BioNTech tashmë kanë publikuar rezultatet e testimit të efikasitetit të vaksinës së tyre kundër Kovid-19. Pfizer tashmë ka aplikuar në entin rregullator shëndetësor në SHBA për të marrë autorizimin për përdorimin e kësaj vaksine.

Ndryshe, kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”, ndërkohë vlerësimet e fundit kanë theksuar se efekti i vaksinës ka arritur deri 95%. Dy kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës së tyre në fund të këtij muaji. Gjithashtu raportohet se vaksina e mundshme e kompanisë AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit është shfaqur efikas.

Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021. Në zhvillim e sipër janë edhe vaksina të tjera kundër koronavirusit.

Gjatë javës, Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është rreth 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Ndryshe, ndikimi i vaksinës së re për Kovid-19 do të ndihet ndjeshëm gjatë verës, ndërsa jeta duhet të kthehet në normale deri në dimrin e ardhshëm, tha një nga shkencëtarët që e krijuan vaksinën, prof. Ugur Sahin. Sahin, bashkëthemelues i BioNTek, tha se ky dimër do të ishte akoma i vështirë sepse vaksina nuk do të kishte ndikim të madh mbi numrin e infektimeve.

Përmes programit COVAX, Kosova planifikon të sigurojë 1.2 milion vaksina. Maqedonia Veriore veç ka bërë porosinë prej 800 mijë vaksina, Serbia ka siguruar 1.8 milion doza, dhe Bosnjë e Hercegovina ka porositur mbi 1.2 milion vaksina. Për Shqipërinë ende nuk ka të dhëna, por edhe ky shtet synon të sigurojë vaksinën përmes programit COVAX. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte sqaruar më herët se Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button