RMV, e diela do të jetë ditë jopune, ministrja Shahpaska kërkon zgjidhje ligjore për këtë

Që dita e diele të shpallet ditë jopune, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska aktualisht është duke zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara deri në arritjen e një zgjidhje e cila sipas ministres, do të ishte “E pranueshme për të gjithë”, shkruan Portalb.mk.

Ministrja në “Fejsbuk” ka informuar se kjo iniciativë e cila bisedohet nga janari i këtij viti do të bëhet realitet, ajo ka potencuar se aktualisht po përgatitet një kornizë ligjore dhe se për këtë, në bisedë janë ftuar të gjitha palët e interesuara.

“Në pajtueshmëri me iniciativën e Qeverisë, e diela do të jetë ditë jo pune dhe angazhimin si Ministri për punë dhe politikë sociale për të përgatitur një kornizë ligjore për këtë, ditëve të fundit kemi punë dhe takime intensive me të gjitha palët e interesuara. Sindikatat, dhomat e tregtisë, organizata e punëdhënësve me të cilët së bashku me përfaqësues të ministrisë së ekonomisë, financave, shoqërisë informatike, bisedojmë që ti hapim të gjitha pyetjet, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të gjithë” shkruan Jagoda Shahpaska në “Fejsbuk”.

Përndryshe, iniciativa e këtillë është përfolur që prej janarit të këtij viti, pasi që hulumtimet për të drejtat e punëtorëve kanë treguar se në Maqedoninë e Veriut punojnë jashtë orarit të punës.

Hulumtimi i shoqatës civile “Gllasen Tekstilec”, në të cilin janë përfshirë 870 të anketuar, tregon se 70% e tyre punojnë jashtë orarit të punës, 59,3% punojnë mbi 50 orë në javë, a vetëm 11,3% janë deklaruar se nuk punojnë gjatë festave dhe vikendeve.

Kërkesë që të shpallet dita e diel ditë jopune për të gjithë punëtorët ka pasur edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Analizat dhe shembujt tregojnë se punëtori do të jetë më produktiv, do të ketë më shumë kohë për familjen, për pushim dhe avancim profesional. Obligimet e punës mund të kryhen gjatë javës, a njëkohësisht të mos ketë pasoja as biznesi e as punëtori dhe qytetarët”, kane deklaruar nga LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button