Kosta Petrov është emëruar drejtor i ri i Fondit për Inovacion

Qeveria në seancën e 19-të ka emëruar Kosta Petrovin, nënkryetar i LSDM- së, për drejtor të ri në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Petrov zëvendëson Jovan Despotovskin, të cilin Qeveria dje me kërkesë të tij miratoi vendimin për ta shkarkuar nga kjo pozitë. Despotovski me fondin në fjalë ka udhëhequr për tre vite, njofton Portalb.mk

Petrov në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pas 15 viteve përvojë në sektorin privat tani është koha për sfida të reja.

“Tani është koha për suksese të reja dhe suksese globale maqedonase. Inovacionet dhe zhvillimi i teknologjisë do të duhet të marrin roli kryesor në zhvillimin e ekonomisë tonë, ndërsa Fondi për Inovacion do të jetë nxitës i këtij transformimi. FIZhT, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin inovativ të ndërmarrjeve, duke punuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë maqedonase.
Qëllimi është të sigurojmë mbështetje për kompanitë dhe fillestarët duke i ndihmuar ata në çdo hap, duke filluar nga puna, arsimi, zhvillimi i produkteve, deri te komercializimi dhe shitjet. Fondi do të punojë dhe bashkëpunojë me sipërmarrës të lartë vendas dhe ndërkombëtarë, ekspertë financiarë dhe themelues të kompanive inovative”, ka shkruar ai në Facebook.

Mes tjerash ai është shprehur se Maqedonia ka shumë potencial, ka shumë të rinj të zgjuar dhe të motivuar, të cilëve ai do t’ju ndihmojë që të arrijnë qëllimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button