Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak vlerësoi se është lëvizur një hap drejt marrëveshjes

Në Bruksel është zhvilluar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të udhëhequr nga koordinatori Skënder Hyseni dhe Petar Petkoviç.

Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuesi nga BE-ja për dialogun, ka vlerësuar se në këtë takim është lëvizur një hap drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim.

“Sot kemi bërë edhe një hap tjetër drejt një marrëveshje normalizimi gjithpërfshirëse, duke e mbajtur raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat. Dhe është hera e parë që i është bashkuar diskutimeve shefi i ri serb i negociatave Petar Petkoviq . Do të vazhdohet së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Raportohet se temë e takimit, por pa marrëveshje, ishin financat (pensionet) dhe  pronat (kadastra) ndërmjet dy vendeve. Planifikohet që për këto tema të diskutohet edhe në takimin e radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button