RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e sotme në lidhje me Kovid-19, emërimet dhe çështje të tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë miratoi blerjen e ilaçit “Veklury (Remdesivir)”, e pranuar në trajtimin e Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Blerja e ilaçit do të bëhet përmes Marrëveshjes për blerje të përbashkët e nënshkruar më Komisionin Evropian. Venko Filipçe është caktuar nga Qeveria për të nënshkruar dhe realizuar Marrëveshjen e veçantë për blerje publike të ilaçit.

“Qeveria e ngarkoi Ministrinë e financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së shëndetësisë për vitin 2020 të shtojë 13,500,000 denarë për blerjen e ilaçit “Veklury (remdesivir)” për muajin tetor”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se janë ulur shkallët doganore të importit për pjesë të produkteve për prodhimin e produkteve të përparuara teknologjie.

Qeveria emëroi ushtruese detyrës-drejtorë në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP), Sanja Lukarevskën. Paraprakisht Qeveria shkarkoi nga pozita u.d. drejtor Faruk Omerin.

Sot Qeveria emëroi Fatmir Arifin për u.d. drejtor në Inspektoratin shtetëror të ndërtimtarisë dhe urbanizimit.

Qeveria e miratoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për të pranuar Protokollin e përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve sportive në kushtet e pandemisë me Kovid-19.

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave që të kërkojë deri te Banka botërore mjete shtesë prej 37 milionë euro për vazhdimin e Projektit për lidhjen e rrugëve lokale.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin e bashkëpunimin për rrjetin 5G.

Qeveria angazhoi Ministrinë e financave që të negociojë me Bankën Ndërkombëtare për zhvillim dhe ndërtim për marrjen e borxhi në vlerë prej 25 milionë dollarëve amerikan për financimin e Projektit për përparimin e arsimit fillor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button