RMV, Instituti për Shëndet Publik njoftoi se do të bëjë 1000 testime në ditë, është hapur një repart i ri testimi

Në Institutin për Sëndet Publik, përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot  do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me një laborant dhe një administrator, me të cilin do të përshpejtojë procedurën për marrjen e testeve të KOVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar se reparti i pranimit në këtë mënyre do të jetë më pak i ngarkuar sepse pacientët që vijnë për testim do të shpërndahen në dy pika, shkruan Portalb.mk.

“Pika do të punojë çdo ditë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14 të pasdites për të marrë strisho dhe nga ora 18  deri në orën 20 të për marrjen e rezultateve”, thuhet në kumtesë.

Nga Instituti, njoftojnë se hapja e pikës së re do të rrisë numrin e testeve në ditë dhe është planifikuar të kryhen deri në 1000 teste në ditë, që është rreth 150 teste më shumë se se deri tani. Instituti informon se disponon me numër të mjaftueshëm të testeve për KOVID-19, shërbimi epidemiologjik do të angazhohet në dy turne , dhe për këtë qëllim kushtet e testimit shtesë do të krijohen në sistemin Termini Im (MojTermin).

Përndryshe, është planifikuar të sigurohen 350 teste shtesë, 100 në nivel ditor në Qendrën e Shëndetit Publik dhe në laboratorin në Kozle, si dhe 150 të përmendura në Institutin e Shëndetit Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button