Kovid-19, Kina sërish teston në masë, kësaj here qytetin Kashgar me rreth 4.7 milion njerëz

Kina po teston edhe një herë në masë një qytet të tërë për korona virusin mes një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang. Rreth 4.7 milion njerëz në Kashgar po testohen, me 138 raste asimptomatike të gjetura deri më tani, raporton BBC, njofton Portalb.mk.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e niveleve të infeksionit, por vazhdon të ketë shpërthime të vogla.

Xinjiang është vendi ku jetojnë pakica ujgure kryesisht myslimane të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave thonë se po përndiqet nga qeveria në Pekin.

Shkollat në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë test negativ për korona virus.


Gruaja, e cila u zbulua se ishte e infektuar pas asaj që media shtetërore kineze e përshkroi si “test rutinë”, ishte rasti i parë lokal i zbuluar në territorin e Kinës për 10 ditë.

Testimi i përhapur, i cili filloi të Shtunën, zbuloi edhe 137 raste asimptomatike.

Rastet asimptomatike nuk llogariten në numrin zyrtar të Kinës prej 85.810 infeksioneve të konfirmuara. Numri i të vdekurve në atë vend qëndron në 4,634.

Më shumë se 2.8 milion teste ishin kryer në Kashgar deri të dielën pasdite dhe pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh, sipas zyrtarëve të qytetit.

Kashgar ndodhe në provincën perëndimore të Kinës Xinjiang, shtëpia e ujgurëve etnikë dhe myslimanëve të tjerë turk.

Provinca ka një rrjet të kampeve të paraburgimit që Kina thotë se janë qendra “riedukimi” të nevojshme për të luftuar ekstremizmin. Sidoqoftë, grupet e të drejtave i shohin ato si pjesë e një fushate për të shtypur kulturën, gjuhën dhe identitetin e pakicës myslimane.

Kohët e fundit SHBA-të bllokuan disa eksporte nga Xinjiang për pretendime të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe punës së detyruar.

Ndërsa jeta normale ka rifilluar në pjesën më të madhe të Kinës, vazhdon të ketë shpërthime të vogla, të cilat autoritetet kanë zgjedhur t’i trajtojnë me testime të menjëhershme masive.

Më parë në tetor, qyteti Qingdao testoi të gjithë popullsinë e tij prej nëntë milion njerëz.

Në maj, Kina testoi 11 milion banorë të Wuhanit, qyteti ku u identifikua për herë të parë koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button