Konflikti Nagorno-Karabak, armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u shkel menjëherë pasi hyri në fuqi

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetën për shkeljen e armëpushimit të fundit mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, disa minuta pasi hyri në fuqi sot. Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja ishte njoftuar në Uashington të dielën, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

“Armëpushimi humanitar” u njoftua të dielën në një deklaratë të përbashkët lëshuar nga qeveritë e SHBA-së, Armenisë dhe Azerbajxhanit. armpushimi hyri në fuqi sot në orën 08:00 me kohën lokale..

Njoftimi pasoi diskutimet midis zëvendës sekretarit të shtetit të SHBA Stephen Biegun, Ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan dhe homologut të tij Azerbajxhanas Jeyhun Bayramov. Departamenti i shtetit i SHBA-së tha se marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.

Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Twitter të dielën, duke i përgëzuar të përfshirët në marrëveshjen për armpushim.

Sidoqoftë, brenda pak minutash nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Azerbajxhani akuzoi forcat armene për granatime në qytetin Terter dhe fshatrave përreth në “shkelje të rëndë” të marrëveshjes.

Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se artileria Azerbajxhanase kishte qëlluar në pozicione ushtarake në pjesë të ndryshme të vijës së frontit pasi marrëveshja e armëpushimit kishte filluar.

Në një postim në Facebook, Presidenti armen Nikoll Pashinyan këmbënguli se vendi i tij “vazhdon t’i përmbahet rreptësisht regjimit të armëpushimit”.

Hikmet Hajiyev, një zëdhënës i presidentit të Azerbajxhanit, tha se Armenia po përpiqej të “ruante status quo-në bazuar në okupimin”, duke shtuar: “Pala Azerbajxhaniane po ushtron përmbajtje.”

Ndërmjetësuesit nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) do të takohen përsëri të enjten për të diskutuar konfliktin.

Dy armëpushime të mëparshme të ndërmjetësuara nga Rusia nuk arritën t’i mbajnë. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, gjithashtu ka paralajmëruar Rusinë që të mos përfshihet ushtarakisht në konflikt.

Luftimet shpërthyen më 27 shtator rreth enklavës malore. Konflikti është intensifikuar përsëri ditët e fundit.

Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por është nën kontrollin e armenëve etnik.

Disa mijëra njerëz kanë vdekur dhe bombardimet kanë vrarë civilë nga të dyja palët. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, për shkak të konflikteve.armeni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button