Në 24 orët e fundit u regjistruan 169-të raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Kosova regjistroi 169-të raste të reja më Kovid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë u regjistruan edhe 85 pacientë të shëruar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë realizuar 1 119 teste.

“Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.953”, raportojnë nga Instituti.

Instituti sqaroi se rastet e reja vijnë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button