Shqipëria e Greqia vendosën të drejtohen në Hagë për detin, ndërkohë qytetarët protestuan në Tiranë

Një nga çështjet e pazgjidhura ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është çështja e detit, që muajt e fundit ka tensionuar raportet ndërmjet këtyre dy shteteve, transmeton Portalb.mk.

Nikos Dendias, ministri i punëve të jashtme të Greqisë sot zhvilloi vizitë zyrtare në Tiranë, duke u takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit në konferencë theksoi se kanë rënë dakord që Qeveria e Shqipërisë dhe Greqisë të mbajnë edhe një mbledhje të përbashkët.

Të dy diskutuan që çështja e detit, si një çështje pa zgjidhje të pranuar nga të dy palët, të dorëzohet për sqarim në Gjykatën ndërkombëtare për drejtësi në Hagë.

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku Shqipëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare”, deklaroi Rama.

Rama theksoi se Greqia nuk ka qenë asnjëherë pengesë për procesin eurointegrues të Shqipërisë.

“Duke analizuar këtë çështje kemi rënë dakord të kalojmë në të Drejtën Ndërkombëtare, Në Gjykatën e Hagë”, deklaroi Dendias.

Dendias sot gjithashtu u prit edhe nga homologu i tij Gent Cakaj, por edhe nga protestuesit shqiptarë që me parulla si “Çamëria është  gjallë”, protestuan të shoqëruar nga Shpetim Idrizi dhe Mesila Dode.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button