Filipçe: Së shpejti hyjnë në fuqi masat e reja, nëse nuk kanë efekt do të rikthehet ora policore (VIDEO)

Masat e reja për parandalim të përhapjes së mëtejmë të pandemisë së Covid-19, pritet që të hyjnë së shpejti në fuqi dhe në rast se të njëjtat nuk do të japin efektin e pritur, përkatësisht nëse nuk ka ulje të rasteve të reja të personave të infektuar me korona virus, atëherë do të rikthehet edhe masa për lëvizje të kufizuar të qytetarëve. Këtë e paralajmëroi sot ministri i Shëndetësië, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media.

Ai tha se propozimi për ndryshim të ligjit nesër do të hyj në procedurë parlamentare dhe nuk pret që të ketë zvarritje apo çështje problematike, shkruan Portalb.mk.

Siç është paralajmëruar më herët, pakoja e re e masave përfshin kufizim të orarit të punës deri në orën 23:00 për të gjithë operatorët ekonomik, kufizim i grupimeve pas orës 22 në ambiente të hapura si dhe në ambiente familjare, si dhe mbajtje të maskës gjithkund edhe në ambiente të hapura. Komisioni për Sëmundje Infektive po ashtu do t’i rekomandojë Qeverisë që administrata shtetërore dhe publike, të punësuarit në gjykatë dhe në komuna, të punojnë në ndërrime apo në rotacion apo online, në pajtueshmëri me kushtet për procesin e punës.

“Nesër Qeverisë do t’i propozojmë edhe një pako të masave dhe ajo do të jetë që të gjithë operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23:00, kufizimi i kapacitetit në transportin publik deri në 50 për qind, dhe rekomandim ndaj të gjithë administratës publike dhe private, rekomandim për komunat dhe gjykatat, që në pajtueshmëri me mekanizmit të procesit, procesi i punës të zhvillohet në ndërrime, ose online prej në shtëpi ose të reduktuar me sistem të rotacionit dhe të gjitha institucionet në pajtueshmëri me karakteristikat e procesit të punës. Kjo është pakoja e masave që nesër do të diskutohet në Kuvend, ligji tash më është dorëzuar me procedurë të shkurtuar, ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive dhe në atë ligj janë përshirë masat për mbajtje të domosdoshme të maskave në ambiente të hapura, kufizimi i grupimit pas orës 22:00 jashtë dhe kufizimi i mbledhimeve familjare, vlerësojmë se janë një pako e masave që mund ta ulin në mënyrë të konsiderueshme numrin e rasteve të reja”, deklaroi Filipçe.

Mnistri po ashtu sqaroi se çfarë parashohin ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundje infektive, për votimin e së cilit nevojiten shumicë prej 61 deputetëve.

“Në ndryshimin e ligjit, që nesër veç më do të jetë në procedurë parlamentare, jepet mundësia që këto masa për të cilat duhej të bëhen ndryshime ligjore që paraprakisht ishin rregulluar me dekretin me fuqi ligjore, vendosim edhe një paragraf, me të cilin do të pranohen të gjitha masat e tjera me vendimin e Qeverisë. Ky është ndryshimi i vetëm ligjor që do të jepet mundësia që të gjitha masat tjera të pranohen në Qeveri, pa ndryshim shtesë në ligj”, deklaroi Filipçe.

Filipçe deklaroi se, masa shtese të targetuara, do të ishin kufizim i lëvizjes dhe për këtë do të bëjnë analiza në periudhën vijuese nga të dhënat e informatave të pjesës epidemiologjike se, a do të jetë ajo në disa komuna ku do të konstatojnë se duhet të bëhet apo në territorin e gjithë shtetit.

Ai tha se në pjesën epidemiologjike vërehet rritje e konsiderueshme e rasteve të reja të diagnostifikuara, përqindja më e madhe e të cilëve janë grupmosha e dekadës së tretë, të katërt dhe të pestë me karakteristika si në Shkup, ashtu edhe në gjithë shtetin.

“Sa i përket kapaciteteve në spitale, ato vazhdojnë të përmbushen. Spitali i montuar pranë Klinikës Infektive nuk ka pranuar akoma pacientë, edhe pse është tërësisht i gatshëm, kuadri është këtu i gatshëm. Internistit, që vijnë sipas sistemit të rotacionit, si dhe motrat medicinale. Gjithashtu, SPQ “8 shtatori”, me personelin e përgjithshëm që punon në këtë problematikë, internistë dhe anesteziolog, që punojnë së bashku me infektolog, megjithatë tash më janë përmbushur reparte infektive në Strumicë, në Kumanovë, dhe në Shtip, ndërsa fillojnë të angazhohen kapacitetet në spitalin e Koçanit. Nuk ka vende në spitalin në Prilep dhe edhe një degë është hapur në spitalin e Manastirit për të gjithë atë rajon. Në mënyrë të përshpejtuar po mbushet edhe kapaciteti në spitalin në Gostivar”, potencoi ministri Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se, mini epiqendra të virusit momentalisht janë qyteti i Shkupit me disa komuna, Shtipi dhe Strumica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button