Matt Gone njeriu-tatuazh

Amerikani Matt Gone është ylli kryesor i takimit të artistëve të tatuazhit, Expotattoo, që mbahet në Venezuelë. Artistët e tatuazhit dhe të piercingut, do të mblidhen në Karakas, ku do t’i prezantojnë veprat e tyre më të mira.

Gone është njëri nga njerëzit me më së shumti tatuazhe në botë. Më shumë se 98% e trupit të tij është e mbuluar me tatuazhe, me të cilat ka mbuluar edhe gjuhën e tij, madje dhe organet gjenitale.

Të vetmen pjesë të trupit që Matt nuk e ka të mbuluar me tatuazhe, janë shuplakat e dorës dhe shputat e këmbëve të tij. Edhe këto pjesë të trupit ai kishte provuar t’i mbulonte me tatuazhe, mirëpo ato u treguan rezistente ndaj ngjyrës.

Gone në Karakas e prezanton trupin e tij si një vepër artistike, ndërsa në këtë eveniment po marrin pjesë 80 mjeshtër të tatuazhit.

Marr ka thënë se kishte filluar t’i “nënshtrohej tatuazhit”, për t’i mbuluar disa defekte që i kishte në trup. Në fakt, për shkak të një sëmundjeje të veçantë që ka, një pjesë e trupit të tij nuk ka zhvillim adekuat të muskujve.

Tatuazhin e parë e kishte bërë në moshën 14-vjeçare, duke e vizatuar në fytyrën e tij fushën e shahut – për të vazhduar më pastaj me pamjen e katedrales Canterbury.
Ai thotë se falë tatuazheve nuk ndjehet i vetmuar – edhe pse shumë herët kishte mbetur pa prindër.
Sot, ai jeton duke e ekspozuar trupin e tij, si vepër artistike, për ç’gjë paguhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button