Idrizi – Nishani: Rezoluta bazë për zgjidhjen e çështjes çame

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe shoqata “Çamëria” i prezantojnë presidentit Bujar Nishani përmbajtjen e rezolutës çame. Idrizi dhe krerë të kësaj shoqate kanë takuar në mesditë në Presidence kreun e shtetit. 

Gjate bisedës me presidentin Nishani, kreu i PDIU-së është shprehur se kjo rezolutë përbën një bazë solide për zgjidhjen e çështjes çame dhe kërkesave të komunitetit çam në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në Traktatin e Miqësisë ndërmjet dy vendeve. Sipas tij, kjo rezolutë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve 

Nga ana e tij kryetari i shtetit tha se mbështet zgjidhjen e çështjes çame në frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u bazuar në instrumentet ndërkombëtarë përkatës si dhe garantoi angazhimin e tij të plotë institucional në mbështetje të kësaj çështje. 

Duke u ndalur në festimet për 100-vjetorin Nishani tha se ky vit jubilar është një moment reflektimi ndaj çështjes madhore kombëtare. Në vijim, Presidenti Nishani nënvizoi kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në interes të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button