RMV, Deri më 12 nëntor do të jetë i hapur konkursi në Ministrinë e Kulturës për financimin e projekteve

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut sot raportoi se Konkursi vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në fusha dhe veprimtari të caktuara nga kultura për vitin 2021 do të jetë i hapur deri më 12 nëntor, transmeton Portalb.mk.

Fillimisht MK kishte raportuar se Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 nëntor, por sot e zgjati afatin deri më 12 nëntor.

“MK në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021, do të mbështesë projektet në veprimtaritë dhe fushat vijuese: mbrojtja e trashëgimisë kulturore; artet vizuele, arkitekturë dhe dizajn; muzikore, veprimtari muzikore-skenike dhe folklore; veprimtaria e dramës; letërsi dhe veprimtari botuese; bashkëpunimi ndërkombëtar dhe projektet interdisciplinare”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Për çdo fushë të konkursit, ministria ka caktuar persona përgjegjës për të dhënë sqarime për të interesuarit deri më 26 tetor.

Ministria e Kulturës përveç afatit dhe personave përgjegjës, njëkohësisht ka publikuar edhe Kushtet për pjesëmarrje, Kriteret dhe pikat mbi të cilat do të bazohet vlerësimi i projektit dhe mënyrën për aplikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button