RVM, policia dje në territorin e Shkupit ka gjobitur 332 shoferë, 109 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për shkeljet në trafik, dje në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 332  sanksione, prej të cilave 109 për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë, 48 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 20 motoçiklistë, ndërsa 37 gjoba u shqiptuan për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse, njofton Portalb.mk.

Nga kjo Ministri bëjnë me dije se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për respektim të rregullave në komunikacion.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për për të rritur sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, që nga 7 tetori e deri sot, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit, policia ka sanksionuar 1913 persona.

Ndërkohë lidhur me masat për mbajtjen e maskës mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 869 shkelje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button