Rashica tregon arsyen e mungesës kundër ndeshjes me RMV-në

Probleme fizike për shkak të dëmtimit në shtator, kjo është arsyeja sipas Milot Rashicës që nuk mundi ta ndihmojë Kosovën të enjten në ndeshjen kundër Maqedonisë.

Pas Vedat Muriqit dhe Amir Rrahmanit, ka reaguar edhe Milot Rashica, të cilët janë kritikuar shumë ditëve të fundit për mungesën e tyre në sfidën më të rëndësishme të Kosovës, atë kundër Maqedonisë, ku u shua ëndrra evropiane, pasi ‘Dardanët’ u eliminuan duke humbur 2-1.

Ai u kritikua shumë bashkë me shokët që munguan atë mbrëmje dhe në këto ndeshje të tetorit në përgjithësi, por secili prej tyre kishte arsyet e veta.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka sqaruar se arsyeja e vërtetë se përse nuk ishte pjesë e Dardanëve, është dëmtimi.

“Që nga ndeshja ‘Moldavi-Kosovë’ ku kam pësuar lëndim në gju, nuk kam stërvitur as edhe një herë të vetme bashkë me ekipin (afër 5 javë) dhe kam munguar në 4 ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri. Dhe përveç dhimbjes në gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike për çka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim në atë ndeshje”, ka shkruar Rashica.

Postimi i Rashicës në Facebook:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button