Vendimet e Qeverisë së RMV-së nga seanca e 9-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e nëntë vendosi që të propozon ndryshime ligjore për rritjen e kompetencave tek inspektorët gjatë rasteve kur ka shkelje të masave kundër përhapjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë gjithashtu u vendos edhe hapja e kufijve me Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën pa test-PCR, si dhe u miratu huamarrja neto në vlerë 15,375,000,000 denarëve përmes lëshimit të letrave me vlerë të qeverisë në vitin 2020, kumtoi Qeveria.

“Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, me të cilat parashikohet kompetenca të reja të punonjësve të inspektoratit për menaxhimin e shkeljeve të protokollit Kovid”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se ndryshimet do të përfshijnë Inspektoratin shtetëror të tregut, të punës, të transportit dhe inspektoratet në nivel qendror dhe lokal. Në këta ndryshime, që duhet të miratohen në Kuvend, planifikohet edhe rritje e dënimeve.

Qeveria sqaroi se vendimi në lidhje me kufijtë vjen si rezultat i reciprocitetit dhe pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Ky vendim hyn në fuqi prej të hënës, 12 tetor të vitit 2020”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria vendosi që në çdo shkollë të caktohet nga një person përgjegjës që do të jetë në kontakt me Qendrën për shëndet publik në lidhje me menaxhimin e situatës me Kovid-19 në shkollë.

Qeveria raportoi se ka filluar nismat për zvogëlimin e privilegjeve të funksionarëve, ndërsa në këtë seancë u raportua miratua edhe Vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike për vitin 2021. Prioritete përveç zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, janë përcaktuar edhe eurointegrimet, rritja ekonomike, standardit jetësor, përballje me me Kovid-19, sundim të së drejtës, pavarësi të gjykatave, luftë të vazhdueshme dhe joselektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë detyruese, arsim cilësor të disponueshëm për të gjithë në përputhje me kërkesën e tregut të punës, si dhe administratë publike moderne dhe të bazuar në digjitalizim.

Qeveria raportoi se problemi me kompaninë “Makpetrolli” për sistemin e gazifikimit, do të zgjidhet përmes marrëveshjes, e cila do të kalon në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button