RMV, një projekt i Klinikës së Hematologjisë është përzgjedhur për të kryer hulumtim për kovid-19

Projekti i Klinikës së Hematologjisë në Shkup është zgjedhur si një nga projektet që do të financohet dy vitet e ardhshme nga Qendra Ndërkombëtare për Inxhinjerinë Gjenetike dhe Bioteknologjike në Trieste, Itali, shkruan Portalb.mk.

Projekti udhëhiqet nga drejtoresha e Klinikës, Irina Panovska Stavridis, i njëjti ishte në konkurrencë të fortë me 38 projekte ndërkombëtare në fushën shkencore për kovid-19.

Drejtoresha thotë se bëhet fjalë për një projekt të përbashkët në bashkëpunim me ekspert eminent si akademik Dimitar Efremov, i cili punon në Njësinë për Hematologji Molekulare, Milena Stefanoviq dhe Ilir Demirin nga Klinika për Sëmundje Infektive, Aleksandar Dimovski nga Qendra për Inxhinieri Gjenertike dhe Bioteknologjinë nga Akademia Maqedonase dhe shkencore, si dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Virusi korona është sëmundje e cila kalon në disa faza, dhe secila fazë kërkon intervenime specifike, thonë nga Klinika për Hematologji, qëllimet e kërkimeve të tyre janë:

  • Të vërtetojnë se pse te disa pacientë sistemi imunitar nuk arrin të përballet me infeksionin kovid-19 në fazat fillestare
  • Në qoftë se mund të parashikohet rrjedha e virusit
  • Në qoftë se eventualisht do të mund të intervenohet që të parandalohet një formë e rëndë si dhe një rezultat i padëshirueshëm i këtij të fundit.

“Për këtë arsye do të shqyrtojmë dy segmente të sistemit imunitar. Njëra është të ashtuquajturit antitrupat natyral, të cilat janë antitrupa që janë në gjendje të neutralizojnë viruse të ndryshme dhe të cilat sistemi imunitar i prodhon pavarësisht prej infektimeve paraprake apo vaksinimeve, ndërkaq segmenti i dytë është limfocitet T citotoksike. Presim rezultate nga analizat e kryera të kenë rol në fitimin e një pasqyre më të qartë të përgjigjes së sistemit imunitar te secili pacient me kovid-19, gjë që do të bënte të mundur hartimin e një qasjeje terapeutike të individualizuar për secilin pacient” tha Panovska Stavridis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button