Qeveria miratoi propozimin për rebalancin e buxhetit, projeksionet tregojnë deficit prej 8.4 përqind

seancën e tetë Qeveria e RMV-së propozoi ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2020 i cili do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Sipas projeksioneve, parashikimet tregojnë se deficit buxhetor do të jetë 8.4%, për shkak të rritjes së shpenzimeve, ku pjesa më e madhe hyjnë tek masat për zbutjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, njofton Portalb.mk.

Pjesa e të hyrave në buxhet mbetet e pa ndryshuar, ndërsa deficiti pritet të mbulohet me huazim në tregun vendor.

Me rebalancin nuk nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk janë parashikuar implikime në lidhje me pagesat sociale dhe pensionet dhe ato do të paguhen me kohë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me shkurtimin shtesë në shpenzimet jo produktive dhe rialokimin e mjeteve në buxhet do të vazhdojë plotësimi i detyrimeve.

Të gjitha masat, thuhet tutje, nga paketat 1,2,3 dhe 4 për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët në kushtet e pandemisë dhe krizës ekonomike do të zbatohen në përputhje me planet deri në fund të vitit për likuiditetin e ekonomisë përmes likuiditetit të kompanive, dhe për të rritur konsumin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button