U nënshkrua kodeksi për sjellje etike të funksionarëve publikë, Qeveria synon transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve

Në seancën e Qeverisë sot u nënshkrua Kodeksi për sjellje etike të bartësve të funksioneve publike. Me këtë rast, zv/kryeministri i Qeverisë për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, u emërua për ndjekjen dhe zbatimin e Kodeksit të ri. Kodeksi nuk i përfshin vetëm anëtarët e Qeverisë, ministrat, por edhe të gjithë funksionarët e tjerë të emëruar nga Qeveria. Ai do të vlejë edhe për drejtorët e organeve të pavarura, drejtorë dhe anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike, personave udhëheqës në shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i këtij kodeksi është sigurimi i llogaridhënies dhe punës transparente të funksionarëve të pushtetit ekzekutiv, përkatësisht ndërtimi i sistemi të integritetit dhe qeverisjes së mirë.

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi se, bëhet fjalë për respektim të kushtetueshmërisë, ligjshmërisë, integritetit profesional, efikasitetit, përgjegjësisë dhe transparencës së Qeverisë dhe të gjitha institucioneve qeveritar.

“Nënshkrimi është pajtueshmëria jonë që të pranojmë të gjitha parimet më të larta për mbështetje të lirive të njeriut dhe të drejtave, gjatë kryerjes së funksioneve dhe detyrimeve tona në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara në pajtueshmëri me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Zaev.

Ndërkohë, Nikollovski, i cili u emërua si përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e kodeksit, tha se një ndër obligimet e bartësve të funksioneve publike, është dorëzimi i raportet për harxhimet në çdo gjashtë muaj.

“Këto raporte do të vazhdojnë të publikohen në veglën e Qeverisë për llogaridhënie, e cila do të përmirësohet që t’i përfshijë të gjithë funksionarët e emëruar nga Qeveria. Funksionarët duhet t’i publikojnë të gjitha të dhënat për punën e tyre dhe punën e institucionit të tyre në ueb – faqe. Përkatësisht të gjitha raportet për punë, plane për punë, raporte revizore, lista të të punësuarve, etj, gjithçka që është në interes të qytetarëve kur bëhet fjalë për punën e institucioneve të financuara nga buxheti. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të përgjigjen jo vetëm në pajtueshmëri me ligjin për qasje të lirë të informatave me karakter publik, por edhe para Qeverisë”, deklaroi ai.

Në rast të mos respektimit të dispozitave të Kodeksit, kryeministri mund të shpreh mos pajtueshmëri, përkatësisht kritikë zyrtare për sjelljen e personit që nuk e ka respektuar kodeksin dhe të kërkoj përgjegjësi politike, përkatësisht kërkesë për dorëheqje.

Dokumentin e plotë të Kodeksit për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve të emëruar nga ana e Qeverisë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button