RMV, U arrestuan dy vëllezër në Kërçovë për tregti me drogë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se janë arrestuar dilerë të drogës në Kërçovë, gjatë bastisjeve për luftimin e tregtisë me lëndët narkotike, transmeton Portalb.mk.

Ministria raportoi se dje në mbrëmje në veturën “Audi”, ku ishin vëllezërit S.A. dhe A.A., ishte gjetur marihuanë, para dhe thikë.

Pas urdhrit nga Gjykata themelore në Kërçovë, në shtëpinë e tyre në Kërçovë janë gjetur kokainë, heroinë, marihuanë, peshore për matje dhe një sasi e madhe e të hollave, që sipas policisë dyshohet se vijnë nga tregtia me lëndët narkotike.

Ndaj të dyve ishin ngritur edhe kallëzime penale deri te Prokuroria themelore dhe Gjykata, për sjellje agresive dhe të dhunshme, për rrezik të sigurisë dhe kërcënimeve të ndryshme ndaj qytetarëve, punonjësve policorë, dhe familjeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button