“Fokus” zbulon kandidatët për presidentin e ardhshëm të Maqedonisë

Numri i ri i javores “Fokus” i publikon emrat e kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme për kryetar shteti, që duhet të mbahen vitin e ardhshëm.

Siç shkruan javorja, profesori Jove Kekenovski është i bindur se ka gjasa të mëdha të fitojë në VMRO-DPMNE, pa marrë parasysh se si kundërkandidatë  a do t’i ketë ministrin aktual për financa Zoran Stavreski dhe Sërgjan Kerimin.

Sipas “Fokus”-it kandidatë më seriozë për garën për kryetar në LSDM janë ish-guvernatori Petar Goshev dhe profesori universitar, ish-këshilltar për siguri nacionale, Stevo Pendarovski. Nuk përjashtohet mundësia që si kandidat i pavarur në garën për kryetar të hyjë edhe biznesmeni Trifun Kostoski.

“Fokus”-i në garën për kryetar e fut edhe Minço Jordanovin, si kuadër të partisë së posaformuar të Vllado Buçkovskit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button